POLITIKA

Babai i të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme: S’di asgjë për të, më mirë të vdiste ai

Halil Halili, babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, ka folur për gjendjen në të cilën është familja pas rastit të vrasjes së gruas para QKUK-së.

ka thënë se është i mërzitur me rastin, duke theksuar që ky të jetë rasti i fundit.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo”, theksoi ai.

Ai ka treguar se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas babait të tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy”, theksoi Halili për Nacionalen.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *