Në Brazil, festimit me “shqiponjë” të Xhakës dhe Shaqirit i vendosin kuotë të lartë
Në Brazil është vendosur një kuotë për festimit me “shqiponjë” të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, në rast se dyshja shënon gol ndaj Serbisë.
Dyshja shqiptare e kishte mposhtur Serbinë në vitin 2018 dhe, po këtë ndeshje, kishin festuar me shqiponjë.
Sipas rrjtetit të basteve nga Brazili ‘Kto Brasil’, kuota që ky veprim të përsëritet është 3.0.
Një kuotë kaq e lartë lë të kuptohet se ky veprim ka më pak gjasa të ndodhë sonte.
Gjithsesi, kjo mbetet të shihet sonte në orën 20:00.