Guardian: FIFA po mendon që Kupën e Botës në vitin 2026 ta bëjë me 12 grupe, jo me 16
Ndonëse po diskutohen ide të ndryshme në lidhje me atë se sa klube do të marrin pjesë në Kupën e Botës të edicionit të ardhshëm, ende nuk është vendosur saktësisht në lidhje me këtë çështje.
Gjithsesi, sipas mediumit prestigjioz britanik, The Guardian, shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, po mendon që të ketë zgjatim të listës së kombëtareve pjesëmarrëse edhe për 16 vende.
Deri më tani kanë marrë pjesë vetëm tetë grupe, teksa tash e tutje po mendohet të marrin pjesë edhe katër të tjera, pra në total 12.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi në raport me këtë çështje.