Tottenham duan kartonin e Dumfries, Interi këkron 30 milionë euro
Denzel Dumfries vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të pëlqyer në treg.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dumfries lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Inter.
Sipas raportimeve të ‘Football Italia’, skuadra e Spurs janë të interesuar për të marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.
Inter i kanë kërkuar skuadrës londineze të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e holandezit.
‘Nerazzurri’ janë të hapur ta shesin lojtarin qysh në merkaton e janarit.
Skuadra e Inter është në nevojë të rritë fondet e klubit. Kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë blerës për Dumfries.