POLITIKATË FUNDIT

Patrioti nga Zhuri, ish i burgosur politik, kërkon lëmoshë Prizrenit (VIDEO)

Tasim Badallaj është një ish-patriot e i burgosur politik nga regjimi serb.

Tash ai çdo ditë viziton kafenetë e Prizrenit dhe nga urtësia e tij qytetarët edhe i japin lëmoshë herë pas here.

Si ish i burgosur politik më 1988 pati ikur nga burgu i Prizrenit duke kërcyer nga çatia për t`iu bashkuar protestave në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

57-vjeçari atëkohë ishte student i dalluar në Fakultetet Filozofik e Filologjik. Literaturë e dorëshkrime, ka edhe në dhomën ku jeton nën përkujdesjen e vëllait në Zhur.

Sjellje agresive nuk ka kurrë, ani se si ish-i burgosur ishte maltretuar nga aso kohe nga pushteti.

Me penën e futur tinëz në burg, arriti t`i dërgojë edhe një telegram Sllobodan Millosheviqit.

Tasim Badallaj, merr 100 euro pension, por bashkëfshatarët kërkojnë që si ish-patriot i kohës të ketë trajtim më dinjitoz nga shtetit të cilit ia fali rininë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Shpërthen Vuçiq, përdor fjalor të vrazhdë ndaj Kurtit pas emërimeve të Rashiqit e Trajkoviqit në qeveri


Kosovë-Shqipëri

Kurti paralajmëron shkarkime pas vrasjes së shtatzënës: I gjithë zinxhiri duhet dorëhequr


Kosovë-Shqipëri

Flet babai i dorasit: Sikur me i pas ndodh çikës tem, sikur asaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *