Flet babai i dorasit: Sikur me i pas ndodh çikës tem, sikur asaj
Vetura me të cilën u arratis një natë më parë pasi krimin, tashmë ndodhet më oborrin e tij.
Por, i zoti i saj, Sokol Haliliti i dyshuar se vrau bashkëshorten shtatzënë, nuk ndodhet këtu në shtëpinë e tij në Godanc të Shtimes.
Ai është arratisur, pas krimit që kreu, kurse familja e tij nuk ishin në shtëpi të enjten.
Policia është vënë në kërkim të Halilit, vetura e të cilit u gjend e braktisur këtu në qendër të qytetit të Shtimes.
Kërkimi për të ka vazhduar edhe në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri pasi telefoni i tij ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet.
Por babai i të dyshuarit thotë nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit.
Në një bisedë përmes telefonit për T7, Halil Halili, tha se ai dhe familja janë në gjendje shoku pas asaj çka ka ndodhur.
Edhe Policia e Prokuroria e Shtetit nuk e thanë asnjë fjalë për rastin.
Megjithatë, Gjykata Themelore në Ferizaj bëri të ditur se viktima kishte pasur urdhër-mbrojtje me aktvendim të datës 13 shtator të këtij viti.
Me këtë detyrë ishte ngarkuar Stacioni Policor në Lipjan dhe Qendra për Punë Sociale.
Nga Policia e Lipjanit nuk pranuan të flasin për këtë ngjarje, kurse nga Qendra për Punë Socialee pranuan se e kanë trajtuar këtë rastin, por pa dashur te japin detaje.
Sokol Halili është i njohur për organet e rendit për shkak të veprave penale që kishte kryer kryesisht për dhunë në familje.