TË FUNDIT

17-vjeçari Fadil Balliu nga Tirana merr mbështetje financiare nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle

Fadil Balliu, 17-vjeçari që ra në fokusin e opinionit publik pas arrestimit nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë, jeton në varfëri ekstreme në fshatin Bërxull.

Pas humbjes së të atit dhe ndërprerjes së ndihmës ekonomike për nënën, familja e tij do të mbështetet me 450 mijë lekë në muaj nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle.

Historia e Fadil Balliut, vetëm 17 vjeç, u bë e njohur pas arrestimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë. I riu kishte dalë në protestë së bashku me vëllezërit e tij, duke kërkuar të drejtat e tij dhe një të ardhme më të mirë, por përfundoi në prangat e policisë.

Në një moshë kur duhet të jetë i përqendruar te shkolla dhe e ardhmja, Fadili është përballur me humbjen e një prindi dhe me pasigurinë ekonomike. Dalja e tij në protestë, së bashku me vëllezërit, ishte një përpjekje për të kërkuar të drejtat dhe për të ngritur zërin për vështirësitë që po përjeton familja.

Pas vëmendjes së krijuar rreth historisë së tij, një mbështetje konkrete vjen nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle, i cili ka vendosur të ndihmojë familjen e 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *