OPINIONTË FUNDIT

Zhvillimet politike në Kosovë, veprimtari nga SHBA zbërthen raportin Kurti–Osmani – përmend rrezikun nga zgjedhjet e parakohshme

vend, duke u ndalur te kriza institucionale, përplasjet mes pozitës dhe opozitës si dhe dështimi për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka theksuar se mungesa e kompromisit po e dëmton funksionimin e shtetit dhe po ndikon negativisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Bekteshi ka folur edhe për raportet mes liderëve kryesorë politikë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë çdo përçarje në stabilitetin institucional. Ai ka komentuar gjithashtu rolin e opozitës, mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndikimin e zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë–Serbi, si dhe kapacitetin e institucioneve për të menaxhuar situatën aktuale.

Ndër të tjera, ai ka dhënë edhe disa rekomandime konkrete për dalje nga kriza, duke theksuar nevojën për konsensus politik dhe vendime të përgjegjshme në interes të shtetit.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e vlerësoni krizën e fundit institucionale në Kosovë pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe tensioneve politike në Kuvend?

Ramazan Bekteshi: Krizat e njëpasnjëshme nuk i shkojnë për shtati Kosovës, sidomos në këtë moment delikat ndërkombëtar. Kjo krizë ishte e pritshme për shkak të mungesës së kompromisit nga opozita, e cila duket se synon pushtetin me çdo kusht: pa propozuar kandidat për kryetar, pa votuar kandidatin e LVV-së dhe duke refuzuar mbështetjen për presidenten aktuale, pa votat e së cilës rizgjedhja është e pamundur.

Megjithatë, pa përgjegjësi nuk është as pala fituese. Konsensusi është i domosdoshëm, sepse ky cikël bllokadash mund të përsëritet edhe pas zgjedhjeve të reja.

Gazeta “Bota sot”: A mendoni se përplasjet politike mes institucioneve po e dëmtojnë seriozisht imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e integrimit evropian?

Ramazan Bekteshi: Pa dyshim. Këto përplasje e paraqesin Kosovën si një vend me mungesë pjekurie politike dhe standardesh demokratike. Bllokadat e brendshme e ngadalësojnë seriozisht rrugën drejt integrimit evropian dhe rrezikojnë përsëritjen e situatave të dëmshme, si masat e BE-së ndaj Kosovës.

Kur mungon marrëveshja e brendshme, hapet rruga për ndërhyrje të jashtme, dhe me to, edhe interesa që nuk përputhen gjithmonë me ato të vendit.

Gazeta “Bota sot”: Si e keni parë refuzimin e opozitës për të bashkëpunuar me kryeministrin Albin Kurti për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme? A është kjo shenjë se opozita nuk është e gatshme për bashkëpunim edhe kur në pyetje është interesi shtetëror?

Ramazan Bekteshi: Qasja e opozitës mbetet kontradiktore: deklarativisht kundër zgjedhjeve të reja, por praktikisht duke i shtyrë ato përpara. Veprimet e saj shpesh duken të orientuara drejt ardhjes në pushtet me çdo kusht, edhe nëse kjo dëmton interesin shtetëror.

Opozita është e verifikuar gjatë qeverisjes 20 vjeçare për dëmet që i solli Kosovës, për marrëveshjet e liga, për privatizimin fatal, për plaçkitjet industriale, për jo seriozitetin kur ndodhi shpërthimi në sistemin Ibër-Lepenc që opozita e quajti një mahi e Kurtit, dhe po të mos e zbardhte raporti i FBI-së këtë sulm do të mbante epitetin e hajgares edhe sot. Pra është kjo opozita qe mbylli Institutin për dokumentim të gjenocidit më 2013 duke i amnistuar kriminelët. Është kjo opozita bojkotuese që vazhdimisht i humb zgjedhjet, dhe bëhet edhe më pak bashkëpunuese kur thellohet kriza, edhe kur është në pyetje interesi i vendit.

Gazeta “Bota sot”: Si e shihni raportin e tensionuar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për stabilitetin politik në vend?

Ramazan Bekteshi: Bashkëpunimi Kurti–Osmani ka prodhuar rezultate të dukshme dhe ka krijuar një perceptim pozitiv brenda dhe jashtë vendit. Çarja mes tyre e dëmton stabilitetin institucional.

Tandemi, Albini-Vjosa punoi fort mirë për vendin. Ndërsa Albini e shpëtoi veriun që u kishte dal nga duart e institucioneve tona shtetërore për një kohë të gjatë derisa qeveriste opozita. Ai pati paraqitje impresive në Evropë e kudo që shfaqej dhe nuk u lëshoi pe kryenegociatorëve pro-serb (Borrel-Lajçak-Escobar) që ata në shenjë hakmarrje e ndëshkonin Kosovën me masa por jo Serbinë, edhe kur ajo bëri sulm paramilitar e terrorist ndaj një vendi sovran para syve të KFOR-it, derisa opozita jonë nuk ankohej për padrejtësitë që ia bënte bashkësia ndërkombëtare, por i aprovonte kritikat e tyre duke fajësuar kryeministrin që mbronte sovranitetin në veri.

Vjosa ka bërë një punë kolosale si presidente, ajo linte përshtypje impresive në paraqitjet e saja kudo që shfaqej, ajo është meritorja që na solli njohje dhe kjo na bënte krenar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo çarje e dëmton shtetin, dhe po të kisha fuqinë në duart e mia, nëse kushtetuesja e rrëzon dekretin e presidentes, për të mirën e shtetit do të doja që Vjosa të ishte Presidente para kandidatit të VV-së dhe opozitës. Por kjo është vështire të ndodhi për shkak të mungesës së votave. Por nëse LDK-ja mund t’i siguroj votat le ta kandidoj Vjosën, tani është koha.

Por, vendimi i presidentes për ta shpërndarë parlamentin pa i harxhuar mekanizmat kushtetuese është i nxitueshëm, dëshpërimi më i madh është hedhja e saj në krah të Edi Ramës e që ai vazhdimisht lobon për Serbinë. Shembuj: Veprimi i fundit i Rames është ai kur e anashkaloi Kosovën dhe kandidoi së bashku me Vuçiqin për në BE dhe artikulli u botua në Frankfurter Allgemeine Zeitung nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi si bashkautorë me titull: “Na lejoni të hyjmë në BE – edhe pa të drejtë vetoje”, duke harruar se bashkësia ndërkombëtare ia ka tërheq vërejtjen Serbisë, se rruga e saj për BE kalon përmes Kosovës, por Rama e injoroi këtë realitet dhe veproi në interes të Serbisë. Për këtë tradhti të Ramës nuk reagoi as Kurti as Osmani, ndoshta për t’i ik konfliktit me Edin.

Rama është autori që sajoi frazën më bizare për veriun e Kosovës “Toka e askujt”, Rama bashkë-krijoi projektin serb ‘Open Balkan’ së bashku me Vuçiqin, Rama, që krijoi edhe draftin e tij për Asociacioni e komunave serbe, Rama, që në parlamentin shqiptar bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosove dhe lista e të zezave të tij nuk mbaron me kaq.

Gazeta “Bota sot”: Sipas jush, çfarë mund të ketë ndikuar që Vjosa Osmani të shfaqet kaq ambicioze për postin e presidentit dhe të bëjë deklarata kritike ndaj Albin Kurti, duke pasur parasysh se në një periudhë kur ajo nuk kishte mbështetje të fortë politike, ishte pikërisht ai që i hapi derën bashkëpunimit politik?

Ramazan Bekteshi: Ambicia për këtë post është e natyrshme dhe në përputhje me profilin e saj politik. Ajo ka treguar kapacitet dhe performancë të lartë në këtë rol.

Sa i përket raportit me Kurtin, kritikat reciproke janë pjesë normale e politikës. Bashkëpunimi i tyre ka qenë i dobishëm për të dyja palët dhe për vendin.

Ata të dy përfituan nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin dhe populli i vlerësonte si një binom që i sillte dritë shtetit. Në lidhje për pjesën e dytë të pyetjes tuaj do të duhej t’ia parashtroni presidentes.

Gazeta “Bota sot”: A ekziston rreziku real që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës aktuale politike?

Ramazan Bekteshi: Po, nëse dekreti i presidentes nuk rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, një skenar i panevojshëm që mund të prodhojë të njëjtin rezultat politik.

Gazeta “Bota sot”: Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim për zhvillimet e fundit politike në vend. A mendoni se kjo situatë mund të ndikojë negativisht në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian?

Ramazan Bekteshi: Çdo krizë institucionale reflektohet drejtpërdrejt në proceset integruese. Stabiliteti politik është parakusht për avancim drejt BE-së.

Gazeta “Bota sot”: Si e shihni dialogun Kosovë–Serbi në këtë moment, kur skena politike në Prishtinë duket e paqëndrueshme?

Ramazan Bekteshi: Në një situatë të tillë të brendshme, dialogu është praktikisht i pamundur. Pa stabilitet të brendshëm, nuk mund të ketë negociata serioze.

Gazeta “Bota sot”: A mendoni se qeveria aktuale ka kapacitet ta menaxhojë këtë situatë politike dhe ekonomike në vend?

Ramazan Bekteshi: Kapaciteti ekziston, por prioriteti aktual duhet të jetë zgjidhja e çështjes së presidentit. Pa stabilitet institucional, menaxhimi i sfidave të tjera bëhet i vështirë. Është koha që të zgjidhet një president konsesual, apartiak, i pranueshëm për të gjithë, dhe jo president i VV-së.

Gazeta “Bota sot”: Sipas jush, cilat janë tri vendimet më urgjente që duhet t’i marrë politika e Kosovës për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë?

Ramazan Bekteshi: 1. Shmangia e zgjedhjeve të parakohshme

2. Zgjedhja e një presidenti/eje konsensual(e) dhe apartiak(e)

3. Marrëveshje/pajtim i menjëhershme mes liderëve për çështjet madhore shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *