“Vetëvendosje 47–48 deputetë”, Rexhaj flet për sondazhet, reagon Syla: “Krejt po i dijka”
Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se sipas sondazheve të fundit VV ka 47-48 deputetë.
Ai ka thënë se kjo nëse Vjosa Osmani është pjesë e asaj që po quhet “e djathta e bashkuar”.
“Nëse Vjosa Osmani futet në zgjedhje atëherë impakti në koalicionin e VV-së do të ndihet, por nëse nuk hynë në zgjedhje ndryshon situata. Këta 47-48 deputetë nëse Vjosa Osmani është pjesë e së djathtës të bashkuar”, tha ai.
Pas kësaj, atij i ndërhyri me ironi gazetari Valon Syla, duke i thënë se “krejt po i ditka”.
