Veprimtari shqiptaro-amerikan: Shteti dështoi të dokumentojë plagën e luftës
Pas debatit për viktimat e luftës, veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka fajësuar institucionet që, sipas tij, mbajnë përgjegjësi për mungesën e një qasjeje të qartë dhe të unifikuar ndaj dokumentimit të kësaj periudhe të ndjeshme historike.
Në një reagim publik, ai ka përmendur konkretisht Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti i Historisë në Prishtinë, si dhe qeveritë e pasluftës, duke theksuar se për më shumë se dy dekada nuk është bërë mjaftueshëm për të ndërtuar një arkiv të plotë dhe të besueshëm për viktimat e luftës.
“IN MEMORIAM
1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës – ASHAK
2. Instituti i Historisë në Prishtinë
3. Qeveritë që e çqeverisën vendin për 20 vite”, shkruan ai.
Madje, Bekteshi ka dhënë saqrime se ky shkrim nuk është kundër Natasha Kandiq.
“Ky postim nuk është kundër Natasha Kandiq por kundër institucioneve tona dembele e të paorganizuara dhe ish-qeverive që plaçkitën çdo gjë që u doli përpara, duke mos vënë asnjë gurthemel të një institucioni që do të mbahej në mend!”, shkruan ai.
