“Vendimi sikur të jetë shkruar nga zyra për media e PDK-së”/ Mehmeti kritikon ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e shumëpritur lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Sipas këtij vendimi, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur.
Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, thuhet se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e mëhershëm të datës 26 qershor.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 7 gusht 2025 vendosi lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”, të parashtruar nga KO193/25, Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO196/25, Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, vendosi:
TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;
TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Analisiti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar vendimin duke thënë se duket më shumë si një deklaratë nga zyra për media e Partisë Demokratike të Kosovës sesa një i bazur në Kushtetutë.
ImageFaton MehmetiFoto galeri
“Sigurisht se ky vendim është sikur të jetë shkruar nga zyra për media e PDK-së se sa një vendim vërtet serioz dhe i bazuar mbi parimet e kushtetutës.Dhe si i tillë i shkon për shtati opozitës e cila po tenton të përdor të gjitha mekanizat për të arritur në pushtet”, ka thënë ai.
Po ashtu, Mehmeti ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese në autonominë e partisë fituese, duke shtuar se kjo përputhet me qëndrimet e opozitës.
“E habitshme se si Kushtetuesja ndërhyn tek autonomia e partisë së parë se kë duhet ta propozjë ajo për të parin e kuvendit çka është në një linjë me opozitën. Po shihet hapur se Kushtetuesja nuk jep vendime sovrane dhe mbi palët çka e dëmton seriozisht inregritetin dhe sovranitetin e saj.Është për të ardhur keq që një vendim kuahtetues ëhstë është shëndrruar në levë për opozitën”, ka përfunduar Mehmeti.
