OPINIONTË FUNDIT

“Ushtria digjitale” e Serbisë, çfarë paralajmëron Dashevci për Kosovën?

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, në një prononcim për “Bota Sot” ka komentuar strategjinë e prezantuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiç.

Ai thotë se strategjia e Serbisë ndaj Kosovës përbën një kërcënim

ImageFoto galeri

, duke mbajtur hapur narrativin e sovranitetit dhe ushqyer pasiguri, veçanërisht në veri të Kosovës.

Dashevci paralajmëron se kjo mund të nxisë tensione, dhe se përfshirja e Kosovës në strategjinë serbe deri në 2030 shihet si përpjekje për të mbajtur konfliktin politik të hapur dhe si mjet presioni ndaj Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë.

“Nga perspektiva e studimeve të sigurisë, ky është një element që krijon atë që quhet “kërcënim strategjik latent”, pra një situatë ku një shtet mban të hapur narrativën e sovranitetit mbi territorin e një shteti tjetër, duke krijuar presion politik, psikologjik dhe diplomatik. Kjo qasje ushqen një klimë të vazhdueshme mosbesimi dhe pasigurie, sepse mesazhi që përcillet është se Serbia nuk e ka braktisur aspiratën e saj për Kosovën, pavarësisht realitetit politik dhe juridik ndërkombëtar që e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Në planin e sigurisë rajonale, deklarata dhe strategji të tilla rrezikojnë të nxisin tensione të reja, sidomos në zona të ndjeshme si veriu i Kosovës, ku çdo sinjal politik apo ushtarak nga Beogradi mund të interpretohet si inkurajim për struktura paralele apo për destabilizim politik.

Për këtë arsye, përfshirja e Kosovës në një strategji shtetërore serbe deri në vitin 2030 mund të shihet si përpjekje për ta mbajtur konfliktin politik të hapur në plan afatgjatë dhe për ta përdorur atë si instrument presioni në raport me Republikën e Kosovës dhe me aktorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, në realitetin aktual gjeopolitik dhe gjeostrategjik, çdo aventurë ushtarake apo përshkallëzim serioz është i kufizuar nga prania dhe garancitë e aleatëve tanë (strategjik) ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, veçanërisht nga SHBA,NATO dhe misioni i saj paqeruajtës KFOR, të cilët përbëjnë faktor kyç parandalues ndaj çdo destabilizimi të mundshëm. Kjo prani e bën të qartë se ndryshimi i realitetit në terren përmes forcës është praktikisht i pamundur.

Për Republikën e Kosovës, mesazhi që del nga një zhvillim i tillë është nevoja për vigjilencë strategjike, forcim të kapaciteteve të sigurisë dhe konsolidim të vazhdueshëm të institucioneve shtetërore. Në këtë kuadër, zhvillimi dhe transformimi i Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë strategjik dhe thellimi i integrimit në strukturat euroatlantike mbeten elemente thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit tonë.

Prandaj, strategji të tilla nga Serbia, edhe kur shoqërohen me retorikë për paqe, përbëjnë një formë të presionit politik dhe strategjik që synon të mbajë të gjallë çështjen e Kosovës në agjendën e saj shtetërore. Për Kosovën dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, përgjigjja më e fortë ndaj kësaj qasjeje mbetet forcimi i shtetësisë, rritja e kapaciteteve të sigurisë dhe konsolidimi i pozicionit të Kosovës si një faktor stabiliteti në rajon”, ka thënë ai.

Sipas Dashevct, strategjia “Serbia 2030” e Vuçiqit, kërkon vigjilencë strategjike, forcim të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa prania e NATO-s dhe KFOR-it mbetet një faktor kyç parandalues për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

“Strategjia “Serbia 2030”, e prezantuar nga Aleksandar Vuçiq, nëse paraqet Kosovën si pjesë të hartës politike dhe ushtarake të Serbis, nuk mund të trajtohet thjesht si një deklarim formal apo retorikë politike për konsum të brendshëm. Nga perspektiva e sigurisë preventive, dokumente të tilla strategjike kanë rëndësi të veçantë sepse reflektojnë mënyrën se si një shtet e koncepton realitetin gjeopolitik dhe interesat e tij afatgjata. Përfshirja e Kosovës në një strategji shtetërore deri në vitin 2030 dërgon një mesazh se pretendimi politik dhe simbolik ndaj Kosovës vazhdon të mbetet pjesë e diskursit strategjik të Serbisë.

Në studimet moderne të sigurisë, kërcënimet nuk analizohen vetëm përmes rrezikut të menjëhershëm ushtarak, por edhe përmes indikatorëve strategjikë që mund të paralajmërojnë zhvillime të ardhshme. Një strategji që e përfshin Kosovën në konceptin territorial të Serbisë mund të interpretohet si përpjekje për ta mbajtur të hapur çështjen e statusit në planin afatgjatë dhe për të ushtruar presion politik e psikologjik ndaj institucioneve të Kosovës. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht ekzistencën e një plani konkret për konflikt të armatosur, por nga këndvështrimi i preventivës së sigurisë përbën një sinjal që kërkon vëmendje dhe analizë të vazhdueshme institucionale.

Qasja preventive në siguri nënkupton identifikimin e hershëm të rreziqeve potenciale dhe ndërtimin e mekanizmave për t’i parandaluar ato përpara se të shndërrohen në kriza reale. Në këtë kontekst, zhvillime të tilla kërkojnë vigjilencë strategjike, forcim të kapaciteteve të sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Rritja e profesionalizmit dhe kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe ndërtimi i mekanizmave të hershëm të paralajmërimit, janë elemente thelbësore për ruajtjen e stabilitetit dhe përballimin e çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, arkitektura aktuale e sigurisë në Kosovë përfshin faktorë të rëndësishëm parandalues ndërkombëtarë. Prania e NATO dhe misionit të saj paqeruajtës KFOR mbetet një garanci kyçe për stabilitetin dhe për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mundshëm në rajon.

Prandaj, strategjia “Serbia 2030” mund të mos përfaqësojë një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Kosovo, por nga perspektiva e sigurisë preventive ajo përbën një indikator strategjik që kërkon vëmendje serioze institucionale, vigjilencë të vazhdueshme dhe forcim të kapaciteteve të sigurisë për të garantuar stabilitetin dhe sovranitetin e vendit”, ka vlerësuar ai.

Tutje, Dashevci thekson se ideja e krijimit të një “ushtrie digjitale” nga Serbia, e frymëzuar nga modeli i Izraelit, është një sfidë serioze për sigurinë kibernetike, pasi konfliktet moderne zhvillohen gjithnjë e më shumë në hapësirën digjitale, duke synuar institucione shtetërore, infrastrukturë kritike dhe rrjete komunikimi.

Megjithatë, ai vë në dukje se Republika e Kosovës ka ndërtuar kapacitete të forta kibernetike falë profesionalizmit të Policia e Kosovës dhe bashkëpunimit me aleatët strategjikë, duke qenë në gjendje të parandalojë, zbulojë, hetojë dhe luftojë sulmet kibernetike dhe aktivitetet kriminale në mënyrë efektive.

“Ideja për krijimin e një “ushtrie digjitale” nga Serbia, e frymëzuar nga modeli i Israel, duhet parë me seriozitet nga perspektiva e sigurisë kibernetike dhe e forenzikës digjitale, pasi në epokën moderne konfliktet nuk zhvillohen vetëm në terren ushtarak, por gjithnjë e më shumë në hapësirën kibernetike.

Kjo hapësirë është bërë një front i ri strategjik ku mund të synohen institucionet shtetërore, infrastruktura kritike, sistemet financiare dhe rrjetet e komunikimit përmes sulmeve të sofistikuara kibernetike, operacioneve të spiunazhit digjital apo fushatave të dezinformimit.

Megjithatë, nga këndvështrimi i forenzikës digjitale dhe mbrojtjes kibernetike, është e rëndësishme të theksohet se Republika e Kosovës gjatë viteve të fundit ka bërë përparime të rëndësishme në ndërtimin e kapaciteteve të saj për mbrojtjen e hapësirës kibernetike.

Falë kuadrit profesional të krijuar brenda Policia e Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë ndërkombëtarë, Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë struktura dhe ekspertizë të specializuar në luftimin e krimit kibernetik.

Përmes kapaciteteve profesionale në fushën e forenzikës digjitale, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë arritur jo vetëm të identifikojnë dhe të hetojnë sulmet kibernetike, por edhe të godasin dhe të çmontojnë shumë grupe kriminale që veprojnë në hapësirën digjitale.

Këto suksese janë rezultat i analizës së gjurmëve digjitale, hetimeve të avancuara kibernetike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në shkëmbimin e informacioneve dhe ekspertizës.

Në këtë kontekst, edhe nëse Serbia synon të zhvillojë kapacitete të avancuara të operacioneve kibernetike, realiteti është se Republika e Kosovës nuk është më në fazën e cenueshmërisë së hershme. Sot, përmes investimeve në sigurinë kibernetike, zhvillimit të ekspertizës profesionale dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Republika e Kosovës ka ndërtuar kapacitete që jo vetëm mund të parandalojnë sulmet kibernetike, por edhe t’i zbulojnë, t’i hetojnë dhe t’i luftojnë ato në mënyrë efektive.

Prandaj, ideja e krijimit të një “ushtrie digjitale” në rajon përbën një sfidë të re në fushën e sigurisë moderne, por jo një kërcënim të pakontrollueshëm për Republika e Kosovës.

Përkundrazi, falë profesionalizmit të institucioneve të sigurisë, veçanërisht të Policia e Kosovës, dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me aleatët strategjikë, Kosova ka dëshmuar se është në gjendje jo vetëm të mbrojë hapësirën e saj digjitale, por edhe të luftojë dhe të parandalojë në mënyrë aktive aktivitetet kriminale dhe kërcënimet që shfaqen në domenin kibernetik”, ka përfunduar Dashevci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *