TË FUNDIT

Tragjedia në Austri ku burri dyshohet se vrau gruan nga Kosova, banorja rrëfen momentet tronditëse

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka tronditur Austrinë pasditen e së dielës së Pashkëve, ku një grua 39-vjeçare është gjetur e pajetë në kopshtin e shtëpisë së saj. Viktima dyshohet të ketë pësuar plagë si nga thika, ashtu edhe nga arma e zjarrit.

Siç raportoi media, bazuar në raportimet e mediave austriake, viktima është Zoja Oroshi, me origjinë nga Gjakova dhe me banim në Baden të Austrisë.

Lidhur me rastin, si i dyshuar kryesor është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, 47-vjeç, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Çifti raportohet se kishte katër fëmijë së bashku dhe se më herët kishin pasur konflikte familjare. Megjithatë, motivi i saktë i krimit ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Një banore e zonës, e cila ka qenë dëshmitare e zhvillimeve pas ngjarjes, ka rrëfyer për mediat momentet e para.

“Ishte një mbrëmje e zakonshme për mua dhe pashë nga distanca një numër të madh policësh. Më pas u mblodhën shumë fqinjë dhe kuptuam se një grua, nënë e fëmijëve, ishte vrarë pak metra më tej.”

E pyetur nëse e njihte çiftin, ajo shtoi: “Po, i kam njohur. Fëmijët e tyre luanin shpesh futboll dhe ata dukeshin njerëz shumë të mirë. Pastaj dëgjuam për ngjarjen dhe mbetëm të shokuar.”

Banorja theksoi se ngjarja ka prekur rëndë komunitetin.

“Jam e tronditur, nuk kam fjetur gjithë natën duke menduar se çfarë po kalojnë fëmijët tani. Kjo ngjarje prek secilin në fshat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *