OPINIONTË FUNDIT

Tragjedi të politizuara, paralajmërimi i avokatit Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka kritikuar politizimin e tragjedive në Kosovë pas pesë vrasjeve brenda një jave.

Ai tha se fajtor nuk është Qeveria, por mentaliteti dhe mungesa e denueshmërisë, dhe kërkoi që juristët dhe avokatët të flasin pa ngarkesë politike, duke u fokusuar te jeta e njeriut.

Postimi i plotë:

Tragjedit e politizuara!

Jurist & Avokat super të politizuar

Është jashtëzakonisht shqetësuese fenomeni më i shëmtuar që po ndodhë në Kosovën e lirë – vrasjet!

5 vrasje brenda një jave në Kosovë!

Disa Jurist e disa Avokat super të politizuar në media për çudi fajtor e “gjejnë” her politikën Komunale e më me qejf politikën qendrore pra Qeverinë..!

O njerëz të mirë, asnjë Qeveri askund në botë nuk mundet me siguru ka një Polic për secilën shtëpi.

Faj e ka mentaliteti i shekujve që kanë kaluar dhe denueshmëria super e ulët për ata që me qëllim kryejnë vrasje!

Vrasësit edhe në burgjet e Kosovës kanë nja 3-4 herë bukë hanë e kushtet shumë të mira i kanë

Shumë më mirë se shumica e familjeve në Shtetin tonë.

E sa për Qeverinë…!

Qeveria faj nuk ka, por demokracia “faj” shumë ka, që na mundëson neve edhe në rastet më tragjike që i kaplon familjet dhe shoqërinë tonë, në Qeveri ta fajesojmë!

Secil rast është rast në vetë

Juristët & Avokatët për kësi tragjedi njerëzore duhet të flasin pa politikë sepse kemi të bëjmë me jetën e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *