TË FUNDIT

“Thaçi ka rrejt” – Mushkolaj i reagon Mustafës: Ishin parimet tua që u shpallën antikushtetuese

“Thaçi ka rrejt” – Mushkolaj i reagon Mustafës: Ishin parimet tua që u shpallën antikushtetuese

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se “Thaçi ka rrejtë” për Asociacionin, në momentin kur ka thënë se ishte ai që kishte nënshkruar Asociacionin.

Një një postim në Facebook, Mushkolaj ka thënë se parimet e Asociacionit, të nënshkruara nga Isa Mustafa, ishin ato që ishin shpallur anti-kushtetuese.

Sipas Mushkolajt, kjo deklaratë e Mustafës është “përpjekje dëshpëruese e një akademiku” për t’u shfajësuar.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Isa Mustafa paska deklaru që Hashim Thaçi ka rrejtë për Asociacionin. Po ashtu, paska thënë se ky e ka nënshkru vetëm marrëveshjen për parimet. Por, pikërisht parimet e Isës, gjykata i shpalli jokushtetuese. Përpjekje dëshpëruese e akademikut për t’u shfajësuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *