BOTATË FUNDIT

Terror në Dubai, momenti kur qiellgërvishtësja goditet nga droni iranian, reagon Teherani

Një qiellgërvishtës luksoz në lagjen Al-Badaa të Dubait u godit nga një dron.

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmi ishte një hakmarrje ndaj goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj zonës bankare në Teheran.

Për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë, disa degë rajonale të Citibank në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar përkohësisht disa nga operacionet e tyre, duke marrë masa për mbrojtjen e stafit dhe klientëve.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të përcaktuar shtrirjen e dëmeve dhe origjinën e sulmit.

Videoja e shpërndarë tregon pamjet e sulmit të supozuar ndaj ndërtesës luksoze, që krijoi pak panik në zonë.

https://x.com/nexta_tv/status/2032854389753319896/video/1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *