POLITIKATË FUNDIT

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Salzburgut, diskutohet për forcimin e sigurisë dhe luftën kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Çështje të Brendshme në Komisioni Evropian, Olivier Onidi, në margjinat e Forumi i Salzburgut që po mbahet në Hungari.

Gjatë takimit, ministri Sveçla e njoftoi zyrtarin evropian me prioritetet e Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike, shkruan IndeksOnline.

“Gjatë këtij takimi e njoftova z. Onidi me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike në përgjithësi”, ka shkruar Sveçla në një postim në facebook.

Sipas Sveçlës, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.

“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.U dakorduam që bashkëpunimi të intensifikohet edhe më tej, me qëllim të kontributit të përbashkët në forcimin e sigurisë rajonale dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *