OPINIONTË FUNDIT

‘Strategji apo dështim i Osmanit?’ – Reagimi i familjes së Haki Imeri trazon skenën politike

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe paraqitjeve publike të ish-presidentes, Vjosa Osmani në Kosovë.

Në një shkrim publik, ata kritikojnë atë që e quajnë mungesë drejtimi dhe qëndrueshmërie politike, duke theksuar se deklaratat dhe paraqitjet e saj të fundit, përfshirë një intervistë në media, nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Sipas tyre, ish-presidentja po ndryshon qëndrimet politike në varësi të interesave personale dhe nuk po jep përgjigje për një sërë çështjesh, përfshirë takimet me Richard Grenell, raportet me Edi Rama, si dhe rolin e saj në zhvillime të mëparshme politike në vend.

Shkrimi i plotë:

-Te dashur miq

-Ish-presidentja duket se e ka nisur fushatën për pushtet, por ende nuk e ka të qartë “targetin”.

-Nuk dihet as kah po shkon, as me kë do t’e bashkohet në këtë rrugëtim politik.

-Me pak fjalë: shumë lëvizje, pak drejtim.

-Manovrat e saj nuk tregojnë ndonjë prirje të qartë për politikë. Edhe pse në të kaluarën ka “notuar” nëpër orbita të huaja,per interesa te saj .

-Në pushtet ka ardhur më shumë falë të tjerëve sesa meritave të veta. Dhe kjo eshte deshmuar .

-Intervista e saj në “T7” ishte, për ta thënë butë, e papjekur. Ose siç do te thoshte Shekspiri ‘Shume Zhurme per Asgje ‘

-Në fakt, më shumë ngjante si një provë gjenerale e dështuar sesa një paraqitje serioze politike.

-Me këtë logjikë, rruga përpara nuk duket aspak e lehtë, per ish Presidenten .

– Ndryshimi i qëndrimeve për interesa personale në politikë zakonisht sjell pasoja, jo rezultate.

-Por ndoshta kjo është një “strategji” e re që ne nuk e kuptojmë.

-Ajo ndryshon pikpamjet politike sipas situatës. Eshtë gati të udhëtojë në çdo drejtim, mjafton që t’i leverdisë.

-‘Parimet’ duket se i ka fleksibile, madje shumë fleksibile.

-Demagogjia, inati dhe lavdërimet e rreme janë bërë pjesë e përditshme e fjalorit të saj.

– Ky lloj artikulimi është populizëm pa kriter e mase.

-Si pas asaj qe po kuptojme kjo është më shumë rrugë drejt dështimit sesa suksesit.

-Një politikan/e duhet të qëndrojë aty ku i shërben qytetarit dhe shtetit të vet.

– Jo interesave të huaja, pavarësisht se kush janë “miqtë”.

-Ndërkohë, gazetarët e nentokes në Kosovë nuk e ballafaqojnë me pyetjet që duhen bërë.

-Sepse ato pytje i lendojne edhe ata ..

-Për shembull:

-Pse u takua me Grenellin?

-Sa here u takua me Grenellin ?

-Pse u afrua me Edi Ramën, që shpesh shihet dhe njihet si ‘v’lla’ i Vuçiqit per te luftuar Republiken e Kosoves ?

-Pse Baton Haxhiu i organizon takime “diskrete” në SHBA?

-Pse mori pjesë në fushata kundër Gjykatës Speciale?

-Pse bën fushatë kundër drejtësisë?

-Pse sulmonte Qeverinë Kurti 2 sa ishte presidente?

-Etj etj ..

-Ka shume pytje . Por nuk po kuptojme pse nuk mund te marrim pergjigje , tani per tani..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *