OPINIONTË FUNDIT

S’kam ndërhyrë kurrë’? Analisti demaskon Ramën me akuza të rënda për Kosovën

Analisti politik Adriatik Riza Dosti ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e vënë atë në qendër të kritikave për ndërhyrje të vazhdueshme në politikën e brendshme të Kosovës dhe për rol destabilizues në raportet Tiranë–Prishtinë.

Në reagimin e tij, Dosti përmend një sërë episodesh dhe përplasjesh të Ramës me liderët kryesorë të Kosovës, nga Albin Kurti te Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani, duke i interpretuar këto si dëshmi të një qasjeje problematike dhe ndërhyrëse.

Akuza të drejtpërdrejta, tone të ashpra dhe referenca konkrete – reagimi i tij pritet të nxisë debat të ri mbi rolin e Tiranës zyrtare në zhvillimet politike në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

Albin Kurtin nuk e priti ne Tirane dhe i tha se …nuk kemi cfare te bisedojme me bashke.

Ramush Haradinajn kur ishte kryeminister i Kosoves e hodhi ne gjyq.

Mitrovicen ne vecanti dhe Kosoven ne pergjithesi e quajti toke e askujt.

Vjosa Osmanin e futi ne kurthin e tij dhe e nxorri krejt jashte loje duke e bere pis si vetja .

Tani edhe Ministren Donika Gervalla e shpalli Non Grata ne Shqiperi pasi kjo e fundit ja plasi bomben ne dore…

…Dhe ka fytyre e goje ky anti kosovar i terbuar e anti shqiptar i deklaruar te thote se…une kurre nuk kam nderhyre ne punet e brendeshme te Kosoves ( ???)

Nuk po hyj ke hartat per ndarjen e trojeve te Kosoves se bashku me Vucicin, Macronin, Thaçin e Batonin.

As tek vizitat ne Hage tek Hashimi e organizimin e protestave Pro tij ne Tirane e Prishtine .

As tek Open Ballkani qe ju mbeti si dopio gjashta ne dore si Rames po ashtu edhe Vucicit .

Nuk po hyj tek vota e tij Pro sanksioneve te BE ndaj Kosoves .

Nuk po e riperseris braktisjen qe i beri fjalimit te presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar .

Dhe as faktin se me urdher te tij parlamenti shqiptar nuk pranoi te votonte Rrezoluten qe denon genocidin serb ne Kosove …por me ngut te madh …e shpalli Iranin shtet terrorist.

E ne fund dua tu kujtoj te gjithe shqiptareve andej e kendej kufirit shqiptaro – shqiptar se sapo erdhi ne fuqi ky ” qe s’ ka nderhyre kurre ” ne punet e brendeshme te Kosoves gjene e pare qe beri ishte…vendosja e traut ndares ne Rrugen e Kombit.

Kaq per sot…se pastaj behen ca si shume dhe e humbisni durimin per te me lexuar deri ne fund …ok

A.R.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *