Shkruan Kimete Berisha: Qetësohu, moj
(Edhe pas Vjosës – Vjosa.)
Se je habitur: duke kujtuar se po e do veten, në fakt po e do Vetëvendosjen më shumë se veten.
Sepse vetëm dhe ekskluzivisht atyre u hyn në udhë që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Prandaj, ata menjëherë ua bën amin kërkesave të tua për ndryshime kushtetuese.
Dhe për ironi, bash sot – kur s’duhet – po dukesh edhe pronare e popullit, edhe notere e pavetëdijshme e tij.
Se këtë punë ka lakmia: ta merr mendjen.
Të gjithë e dinë mirë se kjo punë nuk bëhet me frymë në fyt dhe veç pse ti ke qejf.
Qetësohu.
Ne besojmë në jetën e përtejme.
Edhe në atë pas mandatit.
Deri dje të dukej mirë që ishe e zgjedhur nga Kuvendi…
e në ditën e fundit të ra ndërmend se s’qenka bash mirë.
Nesër e kupton se Albin Kurti nuk është i pari vetëm për opozitën.
Prej sot është i pari edhe për ty.
P.S.
Tani jo vetëm me pallatet e tua, por edhe me sjellje prej bizhozi politik po dukesh si e Las Vegasit.
Me apo pa sheshir – cirku është i njëjtë.
AUTOKRITIKË:
Populli vendos nëse unë shkruaj më së bukuri.
Ku është populli?
