SHKRUAN KIMETE BERISHA: Një grua e rrezikshme
(Hop.)
E zonja.
Shumë e zonja.
E aftë.
Edhe më e aftë.
Ka pasur aftësi të ndërtojë dy pallate në lagjen e milionerëve –
dhe, siç po duket, edhe aftësi për të rrënuar rendin kushtetues.
Ajo e dinte se po e rrezikonte rendin kushtetues.
Kur e shpërndau Kuvendin, tha:
“Më mirë ta shkel Kushtetutën duke e mbrojtur.”
Pra, nervoza e saj është më e madhe se Rusia.
Paradoksi:
ajo nuk pranonte që “lënda e saj” të gjykohej nga gjyqtari serb Radomir Laban, të cilin e quante rrezik për sigurinë kombëtare dhe e akuzonte për veprime antikushtetuese –
ndërsa tani pikërisht Laban po e mbron rendin kushtetues nga Presidentja.
P.S.
Ta shkarkosh një Presidente në ditën e fundit të mandatit do të ishte shumë interesante.
AUTOKRITIKË:
S’ka gjë më të rrezikshme se një grua e palumtur – kam thënë unë… ose ndoshta Niçe.
