OPINIONTË FUNDIT

Shkëlzen Gashi: Nuk frikësohem, e kam model Adem Demaçin

Shkëlzen Gashi, publicist, ka folur në lidhje me ekspozitën në shesh, e cila ngjalli reagime të shumta publike.

Gashi ka theksuar se nuk frikësohet, duke shtuar se e ka për model të guximit Adem Demaçin, veprimtar i njohur i kombit shqiptar.

Tutje, Gashi ka vlerësuar se puna e tij ishte në dobi të interesit publik.

”Nuk frikësohem prej askujt, unë kam bërë biografi për Adem Demaçin, njerin që ka qenë personifkim i guximit. Nuk po them që jam i guximshëm sa ai por e kam model Adem Demaçin. Kështu që nuk kam arsye për me u frikësu, sepse nuk kom bo kurgjo keq, krejt çka kom bo, krejt aktiviteti jem publik prej vitit 2003/2004 është në dobi të interesit publik”, tha Gashi në “Nerv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *