“Serbia burim i destabilizimit”, Mehmeti reagon fortë pas takimit në Francë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Francë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Gjatë takimit, ai ka diskutuar çështjet e sigurisë në Kosovë, si dhe marrëdhëniet me Serbinë.
“Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.
Derisa, një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi në televizionin Prva në Beograd, se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e ca kushteve “kundër popullit serb”.
Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar në Paris me “dy kërkesa”: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur kurrë armë kundër shqiptarëve, përkatësisht kundër Kosovës, dhe që NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mund të shkojë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Opinionisti Gani Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratave të publikuara lidhur me takimin Kurti–Macron, duke i quajtur ato interpretime personale dhe jo tema reale të diskutimit.
Ai ka kundërshtuar pretendimet se në takim është folur për kërkesa si largimi i NATO-s nga Kosova apo ndryshime në praninë e KFOR-it, duke theksuar se këto janë qëndrime të pavërteta dhe spekulative.
Sipas tij, destabilizimi në rajon mund të vijë vetëm nga Serbia, ndërsa akuzat e tilla ndaj kryeministrit Albin Kurti i ka cilësuar si të pabaza dhe si projeksione personale të autorëve të tyre.
“Para takimit të Kurtit me Macronin, ju i thatë disa tema për çka do të bisedohet në takimin mes tyre. Mirëpo, ato ishin tema të menduara nga ti, jo të zhvilluara mes Kurtit e Makronit.
Temat sipas Vuçiqit ishin: “Kurti do të ketë dy kërkesa “që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe të “mbështesë propozimin” që NATO të largohet nga Zona Tokësore e Sigurisë në veri dhe që Forca e Sigurisë së Kosovës të shkojë në veri” – ka thënë. (Kosova Sot Online, më 27. 3. 2026)
E kam thënë edhe më përpara e po e përsërisë edhe tani: Njeriu flet edhe për tjetrin, ashtu si është vetë. Pra, ti je ai që kërkon largimin e trupave të KFOR-it e të NATO-s nga Kosova, jo Albin Kurti. Destabilizimi i Kosovës dhe i Ballkanit mund të vijë vetrëm nga Serbia.
Ti jep aluzione, mendimet e tua, dhe thua se do të guxosh ta thuash dhe se do ta thua.
Askush nuk të ndalë. Ti ke guxuar edhe më shumë, je treguar aq trim, sa ke vrarë edhe civilë në Sarajevë, ke organizuar edhe luftëra të tjera, ndaj popullsive të katër republikave ish jugosllave. Ke shkaktuar edhe masakrën e Srebrenicës në Bosnje, shumë masakra tjera në Kosovë. Edhe tani guxon ta thuash mendimin tënd. Por, mos mendo, se edhe ne i dimë mendimet tuaja dhe të politikës serbe ndaj shqipatrëve.
Ndërkaq, sa u përket temave të bisedimeve mes Kurtit e Makronit, ti ke thënë atë që do e mendoje ti, sikur të ishe në vend të Albin Kurtit: Do kërkojë largimin e trupave të KFOR-it dhe të NATO-s nga Kosova, me pretkest që të marshoje drejt pushtimit të Kosovës, prnadaj, këtë sikur ia gjuan Kurtit, si kërkesë”, thotë ai.
Mehmeti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit serb Aleksandar Vučić, duke e pyetur për praninë e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkan.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, NATO qëndron në rajon për shkak të kërcënimeve nga Serbia, ndërsa ka akuzuar Vuçiçin për politika destabilizuese dhe pretendime territoriale në Ballkan.
“Vuçiq, do të ishte mirë të na përgjigjesh drejtpërsëdrejti në këtë pyetje:”Përse NATO është në Kosovë, prej kujt ajo ruan Kosovën dhe destabilizimin e Ballkanit në përgjithësi?
Çka ta merr mendja, sikur të mos ishte kërcënimi yt ndaj Kosovës, a do të kishte nevojë të qëndronte këtu NATO? Sikur ti të mos kërcënoje edhe Bosnjen, nuk do të kishte nevojë as atje të ishin trupat e NATO-s. Sikur ti të mos aludoje në pushtimin dhe zgjërimin e Serbisë së madhe deri thellë në Shqipëri dhe Maqedoni, nuk do të kishte nevojë fare që NATO të ishte këtu, në Ballkan.
Unë nuk po shoh ndonjë rrezik tjetër mes popujve në Ballkan, përveç serbëve. Ju, serbët jeni armiku më i madh i popujve në Ballkan. Si do të shpjegohej kjo ndryshe për armatimin tuaj aq të madh. Jo se jeni të kërcënuar, por pse ju kërcënoni të tjerët. Ju pretendoni detin Adriatik, nuk po ju mjafton lumi më i madh në Europë – Danubi. Ishte një gabim prej që lejuan popujt të vendoseni këtu.
Dhëntë Zoti e ai armatim zbrazet mbi trupat e atyre që e mbajnë, aty ku është shpërtheftë dhe eksplodoftë, pa të keqen e askujt tjetër!
Vuçiq, si shumë herë, ke dështuar edhe tani” – përfundon ai.
