OPINIONTË FUNDIT

Salihaj paralajmëron: Pasuria e pajustifikueshme do t’u merret hajdutëve – Mjaft është plaçkitur Kosova

Ish-deputeti Adem Salihaj ka reaguar fuqishëm rreth Ligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar atë si një nga ligjet më të dobishme.

Sipas tij, ligji jo vetëm ndalon hovin e korrupsionit dhe hajnisë, por edhe rikthen pasurinë tek qytetarët.

Salihaj thekson se ata që nuk kanë bërë asnjë pasuri të pajustifikueshme nuk kanë përse të kenë frikë, ndërsa ata që kanë fituar miliona pa punuar apo pa pasur biznese do të jenë objekt i kontrollit dhe përgjegjësisë ligjore, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ligji për verifikimn dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është ndër ligjet më të dobishme, i cili, jo vetëm që ia ndal hovin hajnisë dhe korrupsionit, por e kthen te qytetari pasurinë e vjedhur. Askush që është i pastër nuk ka frikë dhe nuk e kundërshton këtë ligj. Ata që kanë bërë pasuri milionëshe pa punuar kurrë, as pa pasur biznese, normalisht që pritet që ta kundërshtojnë me britma.

Kjo Byro duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj se jemi vonuar shumë.

Duke marrë parasysh se hajnat janë më të zëshmit dhe i quajnë njerëzit e ndershëm hajna, propozoj që ndër të parët, kjo Byro ta verifikojë pasurinë time.

Por, ata që janë bërë shumë të pasur dhe nuk mund ta justifikojnë atë pasuri, duhet të kenë shumë frikë, sepse jo vetëm që do t’u merret ajo pasuri, por duhet që të përgjigjen edhe penalisht për pasurinë e vjedhur.

Mjaft është vjedhur e plaçkitur Kosova në emër të meritave dhe patriotizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *