OPINIONTË FUNDIT

Rumunët mbeten pa fjalë nga veprimi i kryeministrit Albin Kurti

Kosova po përgatitet ashtu si i ka hije për ndeshjen e madhe, për finalen e madhe të play-off-it në duel me Turqinë që luhet të martën në mbrëmje në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova tani është një fitore larg Kampionatit Botëror.

Fituesi i përballjes Kosovë – Turqi do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror,

Media rumune “Sport:” është e befasuar dhe mbetet pa fjalë nga veprimi madhështor i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,

“Qeveria e Kosovës ofron bonus të madh për finalen kundër Turqisë.

Kombëtarja e Kosovës u kualifikua për finalen e play-off-it të Kupës së Botës pasi mposhti Sllovakinë, jashtë fushe, të enjten në mbrëmje, me rezultatin 4-3.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë, të martën, në orën 20:45, kundër Turqisë, ekipit që eliminoi Rumaninë.

Bonus prej një milion eurosh nëse Kosova kualifikohet për Kupën e Botës”, shkruan media rumune.

“Lojtarët dhe stafi i ekipit kombëtar të Kosovës kanë siguruar tashmë një bonus prej 500,000 eurosh nga Qeveria, dhe shuma do të dyfishohet në rast të kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës.

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, premtoi një bonus prej një milion eurosh në rast të një fitoreje kundër Turqisë, shumë që do t’i ndahet lojtarëve dhe stafi teknik”, shkruan më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *