OPINIONTË FUNDIT

“Rrezik për sigurinë kombëtare” – 8 muaj pas, Laban vazhdon punën në Kushtetuese

Me 5 gusht, shefja e shtetit thirri një konference të jashtëzakonshme për media.

Para gazetarëve, Vjosa Osmani, tha se një gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Bëhët fjalë për gjyqtarin serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomri Laban.

“Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar, për të cilin institucionet tona të sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se rrezikon shtetin tonë, t’i lihet në dorë ta përcaktojë rendin tonë kushtetues”, kishte thënë Osmani.

E tetë muaj pas kësaj konference, Laban po vazhdon normalisht punën e tij në Kushtetuese.

Nga Institucioni më i lartë për interpretimin e Kushtetutës, kanë thënë se Radomir Laban i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore.

“Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

E këtë dalje publike të Osmanit për gjyqtarin serb, po e kritikon ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Shala tregon se si mund të shkarkohen gjyqtarët e Kushtetueses.

Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Prokuroria Speciale, nëse kanë iniciuar rast pas deklaratave të Osmanit.

Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa pa përgjigje ishin edhe nga Zyra e Presidentes, nëse kanë ndërmarrë ndonjë hap tutje, për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *