TË FUNDIT

Raportohen dy raste të dhunimit, një në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Gjakovë

Raportohen dy raste të dhunimit, një në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Gjakovë

Dy raste të dhunimit janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Një nga këto raste u raportua të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, më 2 prill të këtij viti.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, i cili është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Fushë Kosovë 02.04.2023 – NN. Me 02.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.

Kurse rasti tjetër është raportuar në Gjakovë.

I arrestuari në këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Gjakovë 20.03.2023 – 13:00. Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *