Rama shpall Donika Gërvallën “non grata”? Bytyçi nxjerr të vërtetën e veprimeve pro-Vuçiq
Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota Sot”, ka komentuar zhvillimet e fundit, ku u raportua se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka urdhëruar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri për ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla.
Bytyçi ka deklaruar se Gërvalla e ka kritikuar ashpër Ramën për letrën e përbashkët me Aleksandar Vuqiç, të publikuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke e akuzuar se shpesh i del në ndihmë Vuçiçit në momentet kur ai përballet me vështirësi në raport me Perëndimin.
Ai ka nënvizuar se kjo nuk është hera e parë, duke kujtuar edhe qëndrimet e Ramës në vitin 2023, kur kishte kërkuar mirëkuptim për Serbinë lidhur me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ministrja e Drejtësisë dhe zv. kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, bëri pak ditësh një deklaratë kritike deri diku të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Objekti i kritikës ishte letra e përbashkët e zotit Rama me presisdentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe publikimi i kësaj letre në gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeiene Zeitung”. Në atë letër të dy liderët autokratë ballkanikë shprehen të gatshëm të heqin dorë nga integrimi politik në Bashkimin Europian dhe të pranojnë vetëm integrimin ekonomik në tregun europian.
Zonja Gërvalla tha se Edi Rama i vjen në ndohmë presidentit Vuçiq, sa herë që ai gjendet në vështirësi në marrëdhëniet e tij me Europën dhe Perendimin dhe e ndihëmon atë të kapërcejë vështirësitë në këto marrëdhënie. Kjo është shumë e vërtetë. Në pranverën e vitit 2023 zoti Rama pati kërkuar në një samit të NATO-s që Serbia dhe presidenti i saj të tolerohen dhe të “mirëkuptohen” pse ata nuk i vendosnin sanksione Rusisë pas agresionit të Moskës kundër Ukrainës. Ishte një avokati e panevojshme, që i vinte në ndihmë asokohe jo vetëm Serbisë, por edhe Rusisë. Tani kërkon që Serbia dhe Shqipëria dhe kjo e fundit për hatër të Serbisë, të futen vetëm në tregun europian të ekonomisë, biznesit dhe imnvestimeve. Heqin dorë nga vetoja, përfaqësimi politik dhe çdo gjë tjetër që i konvenon Serbisë”, ka thënë ai.
ImageProfesori Enver BytyçiFoto galeri
Më tej, Bytyçi ka kritikuar ashpër reagimin e qeverisë shqiptare, pasi që është urdhëruar ndalimi i vizitave zyrtare të Gërvallës në Shqipëri.
Sipas tij, një veprim i tillë do të përbënte një përkeqësim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe një masë e paprecedentë ndaj një zyrtareje të lartë nga Kosova.
“Zonja Gërvalla nuk e tha, por unë mendoj se ky variant i hap rrugë Serbisë për në BE, pa patur nevojën ta njëhë Kosovën. Pra ajo letër dhe ai model që propozon Edi Rama e dëmton interesin e Kosovës. A u konsultuar kryeministri i Shqipërisë në këtë rast me autoritetet e Kosovës? JO! Atëherë pse të fshihet “dielli me shoshë” e të mos thuhet e vërteta e asaj letre?! Pse të mos përmenden mootivet e saj dhe qëllimet gjithashtu?! Shkurt, raporti me të vërtetën i deklaratës së zonjës Donika Gërvalla është i saktë, është real dhe i pakontestueshëm.
Reagimi i qeverisë shqiptare pas kësaj deklarate është i turpshëm. Kryeministri shqiptar, sipas burimeve të portalit “Lapsi”, ka urdhëruar ndalimin e çdo vizite zyrtare të zv. kryeministres së Kosovës në Shqipëri. Pra kryeministri i Shqipërisë ka urdhëruar ministrin e Jashtëm që “ta shpallë non-grata në Shqipëri” vajzën e Jusuf Gërvallës, simbolit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Natyrisht si politikane, sepse ajo ka edhe shtetësinë shqiptare që prej kohës së komunizmit. Kjo do të thotë se shteti shqiptar vendosi sanksione ndaj Prishtinës zyrtare për shkak të një kritike drejtuar të paudhit në krye të ekzekutivit shqiptar. Edhe një derr i çmendur nuk do ta bënte këtë, jo më një njeri i çmendur! Por ja që e bën kreu i ekzekutivit të Shqipërisë”, ka shtuar profesori.
Sipas Bytyçit, Edi Rama ka ndërmarrë edhe më herët veprime që i cilëson si të dëmshme për Kosovën.
Ai përmend anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë në qershor 2023, vetëm 24 orë para mbajtjes, duke e interpretuar këtë si një masë të njëanshme ndaj Prishtinës.
“Në fakt nuk është hera e parë që ky lider i Tiranës zyrtare vendos sanksione kundër Kosovës. Ai vuri i pari, para Bashkimit Europian, sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, kur në fund të qershorit 2023 vendosi njëanshëm anullimin e Mbledhjes së Përbashkët të të dy Qeverive në Gjakovë. Dhe kjo u bë vetëm 24 orë para së të organizohej kjo mbledhje. Pse? Sepse Kosova po celebronte kryetarët e komunave në veri të Mitrovicës. Një e drejtë kushtetuese e pakontestueshme. Por nuk mjaftoi me kaq. Kryeministri i Shqipërisë loboi asokohe që Komisioni Europiane të vendoste sanksione kundër Kosovës dhe të ngrinte qindra milion euro për të. Edhe kjo ishte në shërbim të Serbisë dhe presidentit Vuçiq. Të mos flasim për aktivitetin e Edi Ramës për ndarjen e Kosovës. Apo për iniciativën anti-Kosovë të Minishengenit dhe Open Balkanit. Ose për minimin e iniciativës gjermane të Procesit të Berlinit, ai proces në dobi të Ballkanit Perednimor e sidomos të Kosovës”, ka theksuar Bytyçi.
Profesori ka vazhduar me kritika ndaj Ramës, duke pretenduar se veprime të tilla si masat ndaj Gërvallës i shërbejnë interesave të Serbisë dhe ndikimit të Aleksandër Vuçiqit në rajon.
Ai ka theksuar se përçarja e faktorëve politikë shqiptarë, sipas tij, ka qenë e vazhdueshme ndër vite, duke përmendur raste të ndryshme politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Po ashtu, Bytyçi ka përmendur zhvillime që lidhen me rajonin, përfshirë figura si Ali Ahmeti, Dritan Abazoviç dhe aktorë të tjerë politikë shqiptarë, duke argumentuar se këto ndërhyrje kanë ndikuar në fragmentimin e spektrit politik shqiptar.
“Ndërkohë shërbimin më të madh Edi Rama ia bën Serbisë përmes masave të tilla si kjo që është vendosur kundër Donika Gërvallës. Përçarja e politikës shqiptare përmendet në të gjitha elaboratet serbe. Kjo rekomandohet si kusht i rritjes së prezencës dhe ndikimit të Beogradit në territoret dhe mbi popullsinë shqiptare. Këtë mision e ka kryer Edi Rama në Shqipëri, veçmas në Kosovë, por edhe te shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, në menërë perfekte. Asnjë punë nuk e ka kryer ai me kaq perfeksion sa detyrën që ka marrë për t’i përçarë shqiptarët.
I përçau shqiptarët në vitin 2014, kur shkoi në Prishtinë dhe nderoi Rexhep Qosjen e injoroi Ibrahim Rugovën. I përçau ata kur u mor me ndarjen e Kosovës dhe e paditi në ghyq kryeministrin e kohës të Kosovës, Ramush Haradinajn. E përçau kur imponoi Gjykatën Specialetë Kosovës në Hagë. Kur u mor me Ali Ahmetin për të injooruar faktorët e tjerë politikë në Maqedoni. Kur mbështeti një farë Shqiprim Arifi për të luftuar Shaip Kamberin. Kur mbështeti Abazoviçin në marrëveshjen e tij me Koisjën Ortodokse të Serbisë. Shkurt, Edi Rama duhet shpallur non grata në Kosovë dhe jo Donika Gërvalla në Shqipëri!”, ka përfunduar Bytyçi.
