TË FUNDIT

Rama: Çorbë kaq e shpifur, UÇK s’mposhtet nga padrejtësia

Rama: Çorbë kaq e shpifur, UÇK s’mposhtet nga padrejtësia

Kryëministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dal në mbrotje edhe njëherë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Rama ka thënë se akuza për trafikim organesh e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale është një çorbë e shpifur.

“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh”, ka shkruar Rama

Më tutje Rama ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.

Theksojmë se sot në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ish-krerët gjatë fjalës së tyre para trupit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *