TË FUNDIT

Qerkini kritikon pushtetin: Që dy vjet nuk po dialogohet për të pagjeturit

Qerkini kritikon pushtetin: Që dy vjet nuk po dialogohet për të pagjeturit

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, vlerëson se dialoguesit e tanishëm me Serbinë nuk po merren fare me të pagjeturit.

Qerkini, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se tash e dy vjet negociatorët kosovarë nuk flasin për të pagjeturit me Serbinë.

“Më vjen keq por kur flitet për personat e pagjetur dikur ka qenë në rendin e parë si pikë në takimin e parë kur e kanë pasur me Vuçiqin, kanë thënë se do të dakordohen që të jetë në rendin e parë të negocimit ndërsa tash është në pikën e gjashtë”.

“Kur flitet për të pagjeturit i fusin në politikë të cilën ne kërkojmë që të largohet politika dhe kjo çështje të jetë humane dhe e veçantë ku do të diskutohet për të pagjeturit dhe të zbardhet fati i tyre. Në prill bëhen dy vjet që ata flasin vetëm politikisht dhe ska asgjë konkrete” tha Qerkini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *