OPINIONTË FUNDIT

“Presidenti si siguresë ndaj Kurtit”, Gjinovci thumbon opozitën

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me debatin për zgjedhjen e presidentit, duke ironizuar qëndrimet e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, nëse opozita pretendon se Kurti po dëmton raportet me SHBA-në, atëherë presidenti shihet si “siguresë institucionale” për ruajtjen e këtyre marrëdhënieve.

Gjinovci theksoi se, sipas kësaj logjike, Vjosa Osmani, e cila perceptohet si e pëlqyer nga Amerika, do të duhej të ishte propozim i vetë opozitës për presidente.

Postimi i plotë:

Opozita ankesën kryesore për Kurtin e ka që po na prishë me Amerikën. Presidenti është nji prej siguresave institucionale për mos me lanë Albinin me na prishë me Amerikën. Vjosa Osmani po duket fort e pëlqyme prej Amerikës. Simbas kësaj logjike, Vjosa pra do të duhej me kênë propozim i opozitës për president, ashtu që mu siguru se Kosova ka me i pasë punët mirë me Amerikën. 🤷‍♂️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *