Politikani serb: “Garantoj me jetën time për Albin Kurtin” – Sandulovic sulmon ashpër Haradinajn
Ne nje reagim publik, Sandulovic i cileson si genjeshtra te renda pretendimet se Kurti vepron sipas udhezimeve te Serbise dhe Rusise, duke deklaruar madje se per kete eshte i gatshem “te garantoje me jeten e tij”.
Ai pretendon se akuzat ndaj Kurtit jane pjese e nje propagande politike qe, sipas tij, vjen nga rrethet e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe nga struktura qe lidhen me ndikimin rus ne rajon.
Sandulovic ne reagimin e tij ngre edhe nje sere pyetjesh politike lidhur me zhvillimet ne veriun e Kosoves dhe aktivitetin e figures se kontestuar Milan Radoicic.
Deklarata e plote e Nikola Sandulovic
Shenim i perkthyesit (Lirim Gashi): “Lexojeni me kujdes prononcimin e mikut me te madh te shqiptareve, Nikola Sandulovic.”
Shkruan Nikola Sandulovic (Perkthyes Lirim Gashi)
Te nderuar shqiptare dhe serbe qe jetoni ne Kosove!
Kam nje rregull politik qe te mos perzihem ne punet e brendshme te nje shteti tjeter, por si mik i sinqerte i popullit shqiptar do t’i jap vetes te drejten qe kete here ta shkel ate rregull, sepse behet fjale per mikun tim Albin Kurti.
Mikun tim te provuar, i cili kurre – por kurre – nuk ka bashkepunuar dhe nuk do te bashkepunonte me pushtetin aktual te Serbise dhe te Rusise!
Kete jua garantoj me jeten time, sepse per kete jam bindur personalisht duke vendosur jeten time dhe jeten e vajzes sime ne duart e tij!
Eshte e papranueshme qe te mos pergjigjem ndaj genjeshtrave te tmerrshme qe po i thote Ramush Haradinaj, se gjoja Albin Kurti punon sipas udhezimeve te Serbise dhe Rusise!
Une deklaroj me pergjegjesi se keto jane genjeshtra te neveritshme qe kane dale pikerisht nga kuzhina e kriminelit te luftes Aleksandar Vucic dhe nga sherbimet ruse qe vazhdojne te bashkeveprojne me te, pavaresisht se para opinionit boteror perpiqen te krijojne nje imazh tjeter per nje gjoja ndarje mes tyre!
Le t’ua kujtoj te gjithe banoreve te Republikes se Kosoves se kush ne te vertete ka qene dhe ka mbetur bashkepunetor i Serbise dhe Rusise: Albin Kurti apo pikerisht Ramush Haradinaj?
Kush e lavderoi publikisht Milan Radoicic duke thene se ai vendos per gjithcka ne veri te Kosoves dhe kush u takua publikisht dhe fshehurazi me te per vite me radhe? Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Kush per vite me radhe i lejoi Milan Radoicic dhe Zvonko Veselinovic te kontrabandonin lirem permes kufirit Kosove-Serbi nafte, benzine, arme, droge, para dhe materiale ndertimi? Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Kush lejoi qe ne veri te Kosoves te krijohej nje qender e sigurt per strehimin e krimineleve nga Serbia, Rusia dhe pjese te tjera te Evropes? Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Ne kohen e kujt ne pushtet Milan Radoicic e pervetesoi veriun e Kosoves, duke ndertuar atje kafene, apartamente, ndertesa dhe duke pervetesuar edhe Liqeni i Gazivodes, ku ndertoi vilen me luksoze dhe nje qender per veprimet e tij terroriste?
Kush e lejoi kete – Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Ne kohen e kujt Milan Radoicic ngriti laboratore te shumte per prodhimin e droges ne veri te Kosoves dhe vidhte energji elektrike per te nxjerre Bitcoin? Kush i rrihte serbet ne Kosove dhe nga atje dergonte vota te rreme per zgjedhjet ne Serbi per te mbajtur ne pushtet Aleksandar Vucic?
Kush ia lejoi kete – Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Gjate kohes qe jetonte ne veri te Kosoves, Milan Radoicic me banden e tij kriminale dhe terroriste poshteronte policine serbe atje dhe frikesonte popullin serb per vite me radhe. Ne kohen e kujt qeverisjeje ndodhi kjo? Kush ia lejoi – Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Kush e paralajmeroi Milan Radoicic qe te arratisej me kohe para se autoritetet e Kosoves te vinin per ta arrestuar per perfshirjen ne vrasjen e Oliver Ivanovic dhe per krim te organizuar? Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
Gjithcka e permendur me siper – ku Ramush Haradinaj bashkepunonte hapur me Milan Radoicic dhe keshtu drejtperdrejt me Aleksandar Vucic – u ndal pikerisht nga Albin Kurti!
A duhet t’ju kujtoj kush i konfiskoi laboratoret e droges te Milan Radoicic, zbuloi vjedhjen e energjise per minimin e Bitcoin-it, ndaloi kontrabanden e droges, armeve dhe parave, konfiskoi pasurine e fituar me krim, shkaterrroi grupin e tij kriminal dhe terrorist ne veri te Kosoves dhe leshoi urdher arresti per te per perfshirjen ne vrasjen e Oliver Ivanovic dhe per organizimin e aksioneve terroriste ne fshatin Banjska?
Kush e ndaloi prodhimin dhe kontrabanden e droges, armeve dhe parave?
Kush urdheroi arrestimin e terroristeve dhe krimineleve te luftes?
Kush e pengoi shperthimin e nje lufte te re qe po perpiqej ta provokonte Milan Radoicic me urdher te Aleksandar Vucic?
Kush u dha doren e pajtimit serbeve te arsyeshem qe te jetojne te lire dhe normalisht ne Kosove pa ndikimin e regjimit kriminal ne Serbi?
Kush – Albin Kurti apo Ramush Haradinaj?
A ka vrare ndonjehere Albin Kurti ndonje serb apo shqiptar?
Ndersa sa njerez ka vrare Ramush Haradinaj?
Albin Kurti u denua nga Slobodan Milosevic me 15 vjet burg te rende per bindjet dhe fjalet e tij politike, ndersa Ramush Haradinaj – sipas ketij pretendimi – vrau shqiptare dhe serbe dhe vazhdon te shetise i lire!
Pra, kush per ke punon?
Mund te rendis edhe shume gjera te tjera per te treguar se pikerisht Ramush Haradinaj bashkepunon me palen serbe dhe ruse, e jo Albin Kurti!
Kjo genjeshter e neveritshme, e thene nga nje njeri shume i keq dhe nje “politikan” i dobet i vete shpallur, eshte vetem deshmi se Aleksandar Vucic eshte i deshperuar ne perpjekjen per ta shkaterruar reputacionin e Albin Kurti dhe per te rikthyer ne pushtet ata politikane shqiptare me te cilet mund te negocioje lirem krim dhe marreveshje te erreta ne Kosove, per t’u pasuruar se bashku ne kurriz te konflikteve te reja!
Dua te ndalem edhe te genjeshtrat absurde te nje te paguari te Aleksandar Vucic, gazetarit shqiptar Milaim Zeka, i cili ka shkruar se Albin Kurti paska planifikuar vrasjen e Richard Grenell.
Pse do ta bente ai kete?
Cfare do te fitonte nga eliminimi i tij?
Cfare jane keto genjeshtra morbide se Albin Kurti paska “grupe militante” ne Gjermani qe planifikojne dicka te tille?
Pse nuk ka emra te ketyre njerezve, pse nuk ka arrestime ne Gjermani dhe pse nuk ka deklarate zyrtare nga BND?
Per mua eshte plotesisht e qarte nga cila mendje e cmendur dalin keto genjeshtra dhe kush i perhap e i paguan ato!
E njejta “kuzhine” prodhoi edhe genjeshtren se Vjosa Osmani eshte agjente ruse qe punon per interesat e Rusise ne Kosove!
A mund te besoje ndonje njeri normal ne genjeshtra kaq te semura?
Une e njoh shume mire kete menyre te krijimit te percarjes mes shqiptareve, te mbjelljes se urrejtjes dhe te eliminimit te strukturave politike ne Kosove qe i zbulojne plotesisht planet dhe aspiratat e Aleksandar Vucic ndaj Kosoves.
Kurre ne historine e saj Kosova nkurre nuk ka pasur politikane me te mire dhe njerez me te ndershem se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Ata, permes tragjedive personale, kane fituar mundesine te behen cifti politik me i respektuar dhe me premtues ndonjehere ne te gjithe Ballkanin.
Ruajini, o shqiptare, si ar te paster!
Sepse ata jane pjese e nje historie qe nuk do te perseritet me kurre.
Mos lejoni qe mendja e semure e Aleksandar Vucic dhe mercenaret e tij te njollosin gjithcka qe ata kane bere per popullin e tyre dhe per serbet qe jetojne ne Kosove!
Tek une, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do te kene gjithmone nje mik te perjetshem dhe nje bashkepunetor te ardhshem, me te cilin se bashku mund te sjellin pajtim mes popujve tane, paqe dhe bashkepunim – ne menyre qe gjeneratat e ardhshme te jetojne ne harmoni dhe paqe te qendrueshme.
Ky reagim eshte publikuar fillimisht ne rrjetet sociale nga politikani serb Nikola Sandulovic dhe eshte perkthyer ne shqip nga Lirim Gashi.
