“Po duan ta çmontojnë Kosovën”, familja Imeri shpërthen ndaj PDK-së dhe Osmanit: Ja kë duhet të votoni
Familja e Haki Imerit, shkruan rreth zhvillimeve të fundit politike, duke kërkuar që në zgjedhje të votohet kryeministri Albin Kurti dhe Donika Gërvalla.
Përmes një reagimi në Facebook, ata shkruajnë se opozita e pikërisht PDK-ja bashkë me ish- presidenten Osmani po e dërgojnë vendin në zgjedhje.
“Meqë opozita, e pikërisht PDK-ja, bashkë me ish-Presidenten Osmani po e dërgojnë vendin në zgjedhje, kjo tregon qartë se SHIK-u, si organizatë kriminale, dhe PDK-ja si organizatë paramilitare, në bashkëpunim me të dekoruarin e Serbisë, Rik Grenellin, i cili brenda vitit u emërua në disa poste dhe asnjërin nuk e la Trumpi ta ushtrojë, si dhe fqiu verior, po dëshirojnë ta çmontojnë bërthamën e shtetit tonë Kosovës.
– Po dëshirojnë që fitoren plebishitare të Kryeministrit Kurti dhe Donika Gërvallës ta shpërbejnë, në mënyrë që ata të vijnë në pushtet dhe ta copëtojnë Kosovën”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kërkojnë që LDK të mos i bashkohet karavanit të Richard Grenellit dhe SHIK-ut, pasi sipas tyre, nuk do të ngritet por do të zbresë më tutje.
“-LDK-ja nuk duhet, në asnjë rrethanë, t’i bashkohet karvanit të Richard Grenellit dhe SHIK-ut, sepse jo që nuk do të ngrihet, por do të zbresë edhe më tutje.
– Vjosa Osmani tashmë, me fakte, po udhëheq në favor të këtij plani, qysh se shpalli shpërbërjen e Kuvendit.
-Pra, nëse PDK-ja Vjosa Osmani, Edi Rama e Richard Grenelli, na dërgojnë në zgjedhje, do të provojmë që të mos shkojmë, por nëse nuk bën ndryshe, do të shkojmë dhe do t’i sosim”, përfundon reagimi.
