PETRIT DIBRANI; Albin Kurti, “n’xhep i shtin”!
Dramë pas drame nga dështakët politikanë; vendi po shkon drejt zgjedhjeve të panevojshme…
Pavarësisht bindjeve të mia personale – gjë që e kam thënë shumë kohë më parë e shpeshherë – po e ripërsëris!
Unë, Petrit Dibrani, edhe pse nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik, organizate apo lëvizjeje, madje as që kam votuar që nga vdekja e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Që ta kuptoni njëherë e mirë: unë kurrë nuk kam përfituar asgjë, asnjëherë, madje as ndonjë vend pune nga asnjë pushtet i kaluar apo ky i tanishëm.
Megjithatë, mendimin tim personal e kam thënë çdoherë dhe do të vazhdoj ta them, dje, sot dhe përgjithmonë, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo, dhe pa asnjë interes personal.
Albin Kurti të gjithë politikanët në Kosovë, madje edhe nëse bëhen të gjithë bashkë, “n’xhep i shtin”!
