Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur
Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur
Takimi mes zwvendwskryeministrit, Besnik Bislimi, pwrfaqwsuesit tw Posaçwm tw Bashkimit Evropian pwr daialogun Kosovw-Serbi Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka përfunduar në orët e vona të pasditës të së martës.
Petkoviq tha se janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, e cila, sipas tij, do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë – mes kryeministrit të Kosvës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq.
Petkoviq tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.
“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit tripalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, shtoi Petkoviq.