Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein
Nga dosja e shumëpërfolur “Epstein” vijojnë të dalin detaje tronditëse.
Pas publikimit të dokumenteve ku përmenden qindra herë emra të njohur si ish-ministri francez i Kulturës Jack Lang, diplomati Fabrice Aidan, dirigjenti Frédéric Chaslin dhe pianisti Simon Ghraichy, një tjetër emër i shtohet listës që duket pa fund: Al Seckel.
Amerikani, i lindur në vitin 1958 në New York dhe i ndarë nga jeta në Saint-Cirq-Lapopie, një nga fshatrat më të bukur të Francës, rezulton të përmendet më shumë se 1 mijë herë në rreth 3 milionë e-maile të deklasifikuara së fundmi nga qeveria amerikane. Këtë e ka konstatuar gazeta franceze Le Figaro, e cila ka analizuar materialet e publikuara.
Sipas hetimeve të kryera, Seckel dyshohet se kishte marrë përsipër një operacion të gjerë “pastrimi” në internet, me synim për të zbutur apo fshirë reputacionin e Jeffrey Epstein si autor i krimeve seksuale.
Epstein ishte dënuar në vitin 2008 për trafikim të të miturve për qëllime seksuale, një çështje që më vonë shpërtheu në një nga skandalet më të mëdha në SHBA dhe më gjerë.
Zbulimet e reja pritet të shtojnë presionin mbi figurat e përfshira në korrespondencat e publikuara, ndërsa dosja vazhdon të nxjerrë në dritë lidhje dhe ndërhyrje të dyshuara për të menaxhuar imazhin publik të financierit famëkeq.
