Përleshja fizike ku u përfshi zyrtari i FIT, policia jep detaje rreth rastit
Një mosmarrëveshje në trafik ka qenë shkak i një përplasje fizike mes dy personave në Sekiraçë të Podujevës.
I përfshirë në këtë rrahje ka qenë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Policia në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit, raporton IndeksOnline.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25. Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre. Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
