TË FUNDIT

Pasi u “kap” duke u punësuar, jep dorëheqje nga Ministria gruaja e frizerit të Albulena Haxhiut

Pasi u “kap” duke u punësuar, jep dorëheqje nga Ministria gruaja e frizerit të Albulena Haxhiut

Brikena Kelmendi-Gashi, bashkëshortja e Armend Gashit, frizerit të ministres Albulena Haxhiu, ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë.

Lajmin e ka konfirmuar Genc Nimoni, shefi i Kabinetit të ministres Haxhiu.

“Znj. Kelmendi-Gashi, ka dhënë dorëheqje për shkak te gjendjes shëndetësore te vajzës se saj”, ka thënë Nimoni për insajderin.

Ndryshe, në janar të këtij vitit Haxhiu kishte vendosur ta emërojë Brikena Kelmendi – Gashi në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Por, vetëm pak muaj pasi ajo nisi punën, ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Ndryshe, vet frizeri i ministres Haxhiu, në një deklaratë dhënë lajmi.net kishte konfirmuar shoqërinë e bashkëshortes së saj me ministreshën.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, kishte deklaruar Armend Gashi.

Ai thoshte se sallonin e tij e vizitojnë politikanë të ndryshëm.

“Sallonin e vizitojnë shumë politikanë jo vetëm të Vetëvendosjes, po edhe nga opozita. P.sh. Lumir Abdixhiku është klient më shum se 10 vite. Nuk kam çka shtoj më shumë”, ka thënë Armendi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *