Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një polic ka sharë dhe kërcënuar me vrasje një qytetar në Mitrovicë, i cili pretendon se polici ka dashur t’ia vjedh cigaret e ndaluara fillimisht për kontroll në Leshak të Leposaviqit.
Veriu.info ka siguruar video ekskluzive nga kjo ngjarje mes policit Fatmir Uka dhe qytetarit Shkelzen Salihu, i cili ishte pronar i cigareve të ndaluara në Leposaviq.
“Nalu merrum vesh, qe ku e ke vjedh mallin, qe ku je t’u e çu mallin”, janë fjalët e qytetarit drejtuar policit.
Në shenjë revolte polici kundërpërgjigjet duke e kërcënuar me fjalët: “Mos më prek se ta q. nanën allti”.
Veriu.info ka siguruar deklaratën e dhënë nga Shkelzen Salihu në stacionin policor të Vushtrrisë, ku me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas deklaratës së Salihut, policia i kishte ndaluar në Leshak të Leposaviqit një furgon dhe një pikap me cigare me mallra të tij nën dyshimin se janë mallra të kontrabanduara, automjete këto që kanë qenë nën drejtimin e dy punëtorëve të tij serb.
Ai ka thënë se punëtorët e tij e kishin njoftuar menjëherë për situatën, por që më pas ka marrë edhe një telefonatë tjetër nga ta, të cilët i kishin thënë se policia ia ka vjedh një pjesë të mallit dhe po e transporton me një pikap tjetër të kuq.
Shkelzen Salihu në polici thotë se me automjet ka dalë në Zveçan dhe e ka pritur ardhjen e këtij automjeti të kuq, ku sapo e ka parë është nisur pas tij për ta shikuar se a po ndalet në terminal doganor në hyrje të Mitrovicës.
Kur e ka parë që nuk po ndalet aty, ai thotë se e ka përcjellur nga prapa dhe e ka ndaluar automjetin e kuq të stacioni i autobusëve në Mitrovicë dhe e ka parë që shofer ishte polici Fatmir Uka, nga i cili thotë se ka marrë kërcënime me më fjalët “Largohu se të vras”.
Shkelzen Salihu në polici ka deklaruar se automjetin e policit Fatmir Uka e ka bllokuar prapë në lagjjen Ilirida (ish Tavnik) të Mitrovicës, por që prapë e ka kërcënuar me vasje duke ia nxjerrë armën.
@veriutv Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor #policia @Gazmend Morina ♬ original sound – Veriu TV
