Pa përgjegjshmëritë e Edi Ramës, kërcënim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Tejzgjatja e qëndrimit të Ramës si kryeministër i Shqipërisë e zhvëshi atë plotësisht para opinionit të popullit të ndershëm shqiptar, të pjesëve të kombit shqiptar dhe të institucioneve të Bashkimit Europian me thellimin e gabimeve dhe fajëve të rënda politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake.
Edhe pse reagimet ndaj kësaj krize të gjithanshme janë në rritje ai jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por vazhdon revanshin e tij me pasoja të rënda për vendin, sepse ai jeton në qiell dhe nuk jeton aspak me popullin e thjeshtë, nuk dëgjon asnjë lloj kritike dhe sugjerimi dhe është në konflikt të hapur me interesat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Këtë krizë e thelloi rëndshëm qëndrimi i tij në mbrojtje të korrupsionit dhe të krimit më të egër ekonomik qeveritar që nga viti 1912 në Shqipëri, ku popullit i vidhet nga qeveritarët e Ramës me miliona euro dhe shumica e ministrave të tij, kryetarëve të bashkive apo të drejtorëve qendrorë kanë mbushur burgjet dhe janë në ndjekje penale. Për të mbrojtur këto vjedhje galopante nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku ai ka bllokuar funksionimin e shtetit demokratik dhe ligjor duke futur në krizë Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese dhe vazhdon agresivitetin antikushtetues kundër Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, SPAK-ut, institucion i cili e zhvëshi lakuriq qeverinë për garën e vjedhjeve që bënë për t’u pasuruar me gjakun e këtij populli të varfëruar. Përdori deputetët pa identitet të zgjedhur nga ai me listat e mbyllura për të mos u arrestuar Belinda Balluku dhe e futi vendin në krizë bashkëpunimi dhe vazhdimi të negociatave me BE për anëtarësimin në BE. Një kryeministër që vë në plan të parë interesat e tij dhe të partisë së tij mbi Shqipërinë, ai nuk është kryeministër i Shqipërisë por i një strukture politike që ka dalë jashtë interesave të atdheut dhe të popullit shqiptar, të cilën me të drejtë analisti Andi Bushati e vlerësoi të domosdoshme mbylljen me gjykatë si organizatë kriminale.
Politika e kryeministrit Edi Rama ka lidhje fare me interesat e popullit, por me oligarkët politikë dhe ekonomikë shqiptarë dhe të huaj. Pasuria kombëtare dhe nëntokësore: nafta dhe mineralet janë krejtësisht në duart dhe shfrytëzimin e mafias qeveritare dhe të huaj, nga të cilat populli shqiptar nuk përfiton asnjë lekë. Edi Rama i krijon vetes kompetenca që nuk i kanë as mbretërit. Të gjitha bazat ushtarako-detare ua ka kaluar oligarkëve vendas, mbas të cilëve janë të huajt pa lekë, ose me një euro metrin katror, kur popullit nuk i jep asnjë metër.
Ai po shkel rëndë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë me dhënien e ishullit strategjik të mbrojtjes së vendit, Sazanin me portet e tij vajzës së Trumpit, të cilin do ta kthejnë një “Epstein” të degjenerimit ndërkombëtar. Pra ka hyrë në një rrugë tepër të rrezikshme për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare kur të gjitha vendet e botës nga zhvillimet e viteve të fundit janë në alarm për armatosjen dhe fuqizimin e mbrojtjes.
Për fajet dhe qëndrimet e tij servile ndaj të huajve ndërtoi qytëzën e muxhahedinëve në periferi të Tiranës, të cilin ne e kishim paralajmëruar disa herë se Irani përbën kërcënim serioz për Shqipërinë dhe tani Shqipëria pas sulmeve kibernetike u kërcënua për veprimtari terroriste e ndoshta ushtarake. Njësia taktike në Kuçovë pa asnjë avion luftarak sulmues e mbrojtës është në vëzhgim të Rusisë dhe të Iranit, kur Edi Rama nuk ka asnjë kundërajror e raketë, asnjë avion e helikopter luftarak mbrojtës. Shqipëria nuk ka qeveri për interesat e mbrojtjes e të sigurisë, por për interesat personale dhe të oligarkëve vendas dhe të huaj. Bëhet biznes politik dhe ekonomik vetëm për interes personal dhe ne s’jemi më shtet demokratik por shtet kryeministror. Vetëm Edi Rama urdhëron dhe vulos.
Kur deklaron se nuk është e vërtetë se Shqipëria është nga vendet me shumë korrupsion ose nuk është e vërtetë se janë bllokuar vazhdimi i negociatave me BE-në ai mendon se populli shqiptar dhe i huaj nuk kanë sy, nuk kanë vesh dhe nuk kanë tru. Fatkeqësi. Ai e kupton ku ka përfunduar por nuk ka forcë të lërë karrigen se e urdhërojnë përfituesit politikë dhe ekonomikë të brendshëm dhe të jashtëm. Kush ia jep Edi Ramës kandidaturat që emëron ministër mbrojtjeje me shtetësi greke, kryetaren e SHIK-ut kosovare të shkarkuar me ceremoni nga funksioni në Kosovë, këshilltarin e sigurisë nga Rumania që u arrestua në Bukuresht, këshilltarin e ambasadës tonë në Gjermani nga Rusia e shumë e shumë të tjerë. Më jepni një vend tjetër që bën emërime me të huaj në këto nivele të sigurisë?? Vetëm Edi Rama i Shqipërisë. Shqipëria ka bij e bija me shumë vlera intelektuale, profesionale dhe atdhetare por ata nuk i afron dhe nuk i pranon Edi Rama, ashtu siç nuk trajton kuadrot që kanë sakrifikuar jetën për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare, por trajton me pensione të posaçme me 1 200 dollarë miqtë e tij anonimë. Këtë bëri edhe me 140 deputetë që ua çoi të ardhurat mujore 4 800 dollarë në muaj kur mbi 500 mijë pensionistë e kanë pensionin nën 200 dollarë dhe ju rimburson vetëm 38 % të ilaçeve. Shtresat e varfra flasin me vete. Bëjnë luftë për mbijetesë dhe bukë thatë. As që do ta dijë fare kryeministri për prindërit e Shqipërisë, ata të vdesin sa më shpejtë, ndërsa të tjerët të vazhdojnë të gjejnë 2.1 milionët e tjerë që kanë braktisur atdheun. Kur analizat shkruhen nga intelektualë atdhetarë, të paanshëm dhe larg çdo lloj interesi personal flasin vetëm shqip për shqiptarët dhe Shqipërinë, Atdheun që kjo politikë po e shpërbën dhe po e shkombëtarizon. Historia do t’i vlerësojë dhe do të marrin emërtimin që meritojnë, por Atdheu është në një krizë shumë të rëndë, për të cilën populli i ndershëm larg partive duhet të ngrihet në këmbë dhe t’u tregojë vendin këtyre antishqiptarëve që po shpërbejnë Shqipërinë.
