“Pa Kosovën, jo” – mesazhi i Gërvallës për politikën shqiptare ndaj Serbisë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ajo theksoi se Shqipëria nuk duhet të ndjekë alternativa me Serbinë që anashkalojnë Kosovën, duke paralajmëruar se çdo lider shqiptar që e neglizhon këtë rrezikon të bëjë gabime të mëdha me pasoja për kombin.
“Nuk duhet të ketë për Shqipërinë, alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë.
Kështu që secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha të cilat kanë për ta dëmtuar kombin tonë, shumë”, shkruan ajo.
