Osmani: NATO është e ngulitur në historinë dhe të ardhmen e Kosovës
Osmani: NATO është e ngulitur në historinë dhe të ardhmen e Kosovës
Sot NATO, shënon 74 vjetorin e themelimit të saj.
E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën, por ajo është e ngulitur në historinë e popullit të Kosovës.
“Sot, 74 vjet më parë, kombet demokratike u bashkuan për të formuar aleancën më të madhe të sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën. Është ngulitur në historinë tonë. Por më e rëndësishmja, është e ardhmja jonë”, ka shkruar Osmani
Today 74 years ago, democratic nations came together to form the greatest security alliance the world has ever seen.@NATO isn't just an important partner for Kosovo. It is embedded in our history. But most importantly, it is our future. https://t.co/YljTtaO4Hd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 4, 2023
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s.
Kryeministri potencoi se 24 vjet më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO ka nisur operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë./Lajmi.net/