Osmani mes rikthimit në Guxo dhe përjashtimit nga loja politike – Çfarë pritet të ndodhë me fatin politik të presidentes?
Në skenën politike të Kosovës po qarkullojnë gjithnjë e më shpesh zëra se Vjosa Osmani mund të mos e sigurojë një mandat të dytë në krye të shtetit. Paralelisht, në qarqe politike po përflitet mundësia që partitë të arrijnë një konsensus për një figurë nga familja Jashari – një emër me simbolikë të fuqishme dhe potencial për të unifikuar spektrin politik.
Nëse ky skenar merr formë, vendi do të përballet me një rikonfigurim të ri institucional. Pyetja që shtrohet është: cili do të ishte hapi i radhës për Osmanin? Një nga opsionet më të përfolura është rikthimi i saj në angazhim të drejtpërdrejtë partiak, përkatësisht në Guxo, subjekt që ajo e themeloi para se të zgjidhej presidente. Një lëvizje e tillë do të rihapte diskutimet për raportet brenda koalicionit me Lëvizja Vetëvendosjen dhe për balancat e reja në kampin qeverisës.
Megjithatë, rikthimi në parti nuk është i vetmi skenar. Osmani mund të zgjedhë të mbetet një figurë aktive në jetën publike përmes një roli tjetër institucional, diplomatik apo politik, duke ruajtur profilin e saj si një nga figurat më të votuara në vend. Po ashtu, një pozicionim më i pavarur do t’i jepte asaj hapësirë për të ndërtuar një platformë të re politike nëse rrethanat e kërkojnë.
Në çdo rast, zhvillimet rreth mandatit të presidentes pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në konfigurimin e ardhshëm politik të vendit. Nëse Osmani nuk merr një mandat të dytë, skena politike mund të hyjë në një fazë të re lëvizjesh, ripozicionimesh dhe negociatash që do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të pushtetit në Kosovë.
Zogaj: Se ku i kanë vu ‘çadrat’ LVV dhe Guxo nuk e di, prandaj, mbetet të shihet vendimi i kandidatëve të mundshëm
E në lidhje me atë se si mund të vijojë koalicioni LVV-Guxo, në rast se nuk rikandidohet Osmani edhe për një mandat të dytë, për “Bota sot” foli publicisti Skënder Zogaj.
Si fillim, ai u shpreh se, kushtëzimet brenda koalicioneve janë parime moral dhe diskutohen kur preken interesat partiak, derisa nuk mohoi mundësinë që koalicioni në fjalë edhe të prishet.
ImageSkënder ZogajFoto galeri
“Çështjen e kushtëzimeve të mundshme brenda koalicioneve unë e shoh si njëfarë parimi moral që duhet të diskutohet hapur dhe saktë, sepse, interesat e mëdha partiake nuk mund të varen nga një koalicion i bërë për një nomenklaturë nuk mund të jetë e përjetshme – prishte për një çast! Dhe kjo, te partitë serioze ndodh kur njëri nga partnerët e koalicionit dikton zgjidhje të padenja dhe të dëmshme, prandaj ik për t’u shkarkuar nga përgjegjësia”, deklaroi ai.
Sipas publicistit, se çfarë pritet të ndodhë mes LVV-Guxo, mbetet të shihet pasi të thuhet përfundimisht emrat për kandidat për presidentë.
Po ashtu, ai potencoi se në rast se ka figurë më të mirë se Osmani, atëherë nuk duhet të ketë fjalë, me rëndësi që Kosova të institucionalizohet.
“Se ku i kanë vu ‘çadrat’ LVV dhe Guxo nuk e di, prandaj, mbetet të shihet vendimi i kandidatëve të mundshëm! Vetëm kur shpallen emrat shihet edhe qëllimi dhe sigurisht që dinamizohen veprimet për vendimin final në Kuvend!
Deri atëherë, unë mendoj se, nuk duhet bërë lojëra taktike, por të gjitha partitë të ngulin këmbë për një figurë dinjitoze për vendin e Presidentit! Pra, një figurë kualitative! Dhe nëse kjo figurë është më e mirë se Vjosa, atëherë, fjalët shuhen dhe më në fund Kosova institucionalizohet”, përfundoi Skënder Zogaj për “Bota sot”.
Bajraj: Vjosa Osmani s’mund t’jetë më kandidate serioze për presidente
Ndërsa, veprimtari i LDK-së, Fatmir Bajraj u tregua i ashpër me presidenten Osmani, derisa tha se tani po i ‘rikthehet’ tradhtia që ia ka bërë LDK-së vite më parë, kur vendosi të bëhet bashkë me Kurtin.
Madje, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” vlerëson se Osmani nuk është më kandidate serioze për presidente, e këtë e tha për disa arsyje të tij.
ImageFatmir BajrajFoto galeri
“Vjosa Osmani, ma në fund, duhet ta ndjejë n’lëkurën e saj, peshën e tradhëtisë, pikërisht atë që i’a bëri LDK-së dhe Rugovizmit, kur për një karrigë, përfundoj në prehërin politik të Albin Kurtit.
Vjosa Osmani s’mund t’jetë më kandidate serioze për presidente, për faktin se nuk e ka më mbështetjen e Albin Kurtit dhe LVV-së, e cila e solli n’këtë pozitë kushtetuese si shpërblim për shpartallimin dhe përgjysmimin e LDK-së, duke i’a derguar LVV-së, përmes “Kolonës së Pestë” të LDK-së, alias Listës “GUXO”, mbi gjysmëm e votuesve.
Pra, kanë pushuar arsyet për të cilat u shpërblye Vjosa Osmani, pra konkretisht; për tradhtinë që i bëri LDK-së, si shtëpi politike e Ibrahim Rugovës, dhe në të cilën, ngjiti shkallët politike n ‘karrierë”.
Më tej, Bajraj vlerëson se koha politike e Osmanit ka mbaruar, e për këtë e paralajmëroi LDK-në në rast se vendos sërish t’ia bëj kuorumin.
Sipas tij, në rast se LDK e bën një gjë të tillë, do t’i kushtojë shumë politikisht.
“Dielli politik i Vjosa Osmanit ka perënduar, në momentin që kanë pushuar interesat e Kurtit që ajo të rizgjidhet edhe për një mandat, sepse Albin Kurti, tanimë e sheh të konsumuar dhe të harxhuar definitivisht si levë & instrument që i siguroj LVV-së, në tri palë zgjedhje, fitore absolute.
Në Pranverën e vitit 2021, Vjosa Osmanit, ia mundësoj zgjedhjen si presidente, mbështetja e LDK-së, duke ia bërë kuorumin, përkundër faktit se kjo e kishte sjellë LDK-në në kuotat e humbjes katastrofale-historike, dhe ky ishte gabimi më kardinal i LDK-së në gjithë historinë e saj, si Lëvizje Nacionale dhe si parti politike.
LDK, nuk “guxon” ta përsëris këtë gabim trashanik, me pasoja katastrofale për partinë dhe vendin”.
Krahas kësaj, veprimtari i LDK-së, konsideron se nominimi i emrit të presidentit i takon opozitës, e ai normalisht duhet të jetë unifikus për të gjitha partitë.
“Kurtit nuk i takon nominimi i emrit të presidentit, por opozitës!
S’ka kandidat konsensual për president, kur nominohet nga pushteti!
Sikur të ishte ndryshe, pra sikur të mos ishte me hile dhe përfid, Albin Kurti do bënte marrëveshje politike me ndonjërën nga subjektet opozitare me të cilën do siguronte numrat dhe do ndante pushtetin, por bëri të kundërtën, dhe tani përmendja e Familjes Jashari, synon dëmtimin e kësaj familje emblematik kombëtare dhe shantazhimin e opozitës, sepse synim kryesor ka dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Ndër të tjera, ai vazhdoi me kritika për Osmanin, derisa përmendi edhe disa raste ku presidentja e ka shkelur Kushtetutën.
Vjosa Osmani, pas tradhtisë ndaj LDK-së, ka mundësi të “shkrihet dhe tretet” n’LVV, dhe atë drejtpërdrejtë, ose përmes Listës “GUXO”, e cila edhe ashtu është e pa identitet partiak; formalo-politik dhe e cila funksionon në kuadër të LVV-së, pra në shtratin “politik të Albin Kurtit.
Vjosa Osmani, kishte shkel së paku tre herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës:
Në rastin e parë, me shkarkimin e Kryetares së KQZ-së, znj Valdete Daka,
Në rastin e dytë, në mos emërimin e Kryeprokurorit të shtetit, z.Blerim Isufaj dhe
Në rastin e tretë, kur mandatoi Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë, edhe pse ky i fundit nuk kishte numrat”.
Në fund, Guxo-n nuk e konsideroi si parti, por si një pjesë e LVV-së, ku në këtë rast nuk pret që Osmani të rikthehet në politikë përmes kësaj partie.
“”GUXO” nuk ekziston si subjekt politik, ajo është fragment i LVV-së.
Në vlerësimin tim, Vjosa Osmani do të konvertohet në një ‘kufomë’ politike, e cila e përfundon karrierën e saj, duke u mbajtë në mend, si politikane që tradhtoi shtëpinë e saj politike dhe e ndihmoj Albin Kurtin në dëmtimin e vendit në të gjitha sferat e interesit nacional”, përmbylli Fatmir Bajraj për “Bota sot”.
