OPINIONTË FUNDIT

Opinion nga Kimete Berisha: Opozita Tapë!

Kimete Berisha

Opozita Tapë.

1. Ramush Haradinaj, çdo gjashtë orë që del e thotë se ‘Unë jam i vendosur që ta bëj qeverinë’.

– A po zbraz ky kade me rrush, apo çka po bën…
se gjithë ky zavall…

– Qetësohu, se ne po të besojmë që je i vendosur për ta marrë pushtetin anipse nuk e ke fituar.

– E dimë që je i gatshëm që përsëri t’i bësh rrush e kumbulla paret e rezervave shtetërore për filma që s’u xhiruan kurrë.

– Orarin e radhës për ta shprehur vendosmërinë e tij për ta marrë pushtetit e ka në ora tre të natës.

2. Shumë shpesh, por pak më rrallë se Ramush Haradinaj, Bedri Hamza del çdo ditë e thotë se është i gatshëm të bëhet kryeministër.

– Po a?
Ne kishe nuk pranon ti, pasi që nuk i ke fituar zgjedhjet!

– Domethënë Bedri Hamza është i gatshëm të sakrifikohet për ne.

– Tash për tash askush nuk e di se çka ndodhi që Bedri Hamza u bë tapë me shishen e Ramush Haradinajt, se si i humbi arsyeja dhe logjka!

– Orarin e radhës për t’u bërë ‘kryeministër’ e ka nesër paradite.

3. LDK e ka refuzuar ofertën që nuk e ka (të Albin Kurtit).

– Se është çka është të refuzosh ofertën ende pa pa ta dhënë kush…

– LDK sikur ndjen se ne nuk po i besojmë, prandaj çdo pesëmbëdhjetë minuta i thotë Albin Kurtit ‘Nuk pranojmë të qeverisim me ty’.

– S’ka rëndësi që askush s’është kah ia kërkon bashkëqeverisjen, kryesore këta refuzojnë diçka që nuk ekziston.

– Është simptomë krejt e çmendur kjo. Orarin e radhës (të refuzojnë ftesën imagjinare të Albin Kurtit), e kanë pas pesëmbëdhjetë minutave.

4. Sido që të ndodh, u bë qeveria Kurti, apo jo, përsëri fiton Albin Kurti, sidomos nëse shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

– Prandaj, PDK më shumë do të rritej në heshtje, se kështu duke kërkuar pushtet imagjinar dhe duke pritur nga LDK t’i bëhet shërbëtore asaj, pëduket ireale dhe iracionale, duke refuzuar ofertën që nuk ia ka ofruar kush!

5. Pse rritet Albin Kurti?
Sepse, këta e kanë leçitur, dhe e refuzojnë anipse në fakt këta janë të leçitur e të refuzuar, e sillen sikur këta po e refuzojnë Albin Kurtin.

– Po e bëjnë veten të duken të ulët, të lajthitur dhe jashtë realitetit. A është e mundur që asnjëri prej tyre nuk është normal

– Albin Kurti pa i ftuar, e ka siguruar armiqësinë e tyre.
S’do më shumë ky se sa armiqësinë e tyre. – Pse?

– Çfarë zori ka Bedri Hamza që sillet si kopje e Ramush Haradinajt!

– Sepse nuk e bën dallimin, janë të njëjtë, prandaj edhe pse ky u ka thënë ‘komandantë të Bllacës’, PDK ia bëjnë hallall Ramush Haradinajt, sepse të tillë kanë qenë, a çka!

P.S. Një zyrtare serbe e ‘provokova’ sot me një varg të një këngës ‘së tyre’.
I thashë: ‘Promenila riba-more’. (E ka ndërruar peshku – Detin’.

– Ajo ma ktheu shqip:
Po. E vërtetë, Shumë mirë ke bërë.

– Ama, unë jam e pafajshme!
Thjesht mendoj që Albin Kurti duhet ta bëj qeverinë, sepse i ka fituar zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *