OPINIONTË FUNDIT

Nëse Albinin e shtroni për mëngjes n’sofrën e djallit, me ju të tjerët nuk do të ngopet për drekë Serbia!

Dikur ishte sfiduese të monitoroheshin njerëzit, ndërsa sot është sfiduese të shmanget i tanë njerëzimi nga monitorimi, falë përparimit të teknologjisë digitale!

Shqiptarët janë s’provue me përcjellje hap pas hapi nga organet e pushtuesit serbosllav, sidomos patriotët e devotshëm të kombit, ndërsa e gjithë kjo mbikqyrje bëhej në emër të sistemit dhe shtetit okupues! Rrjetat e marimangës së UDB-s, ishin aktive në të gjitha sferat shoqërisë dhe vendit, por ato i kishin kalua edhe kufijt e Kosovës, sepse të përndjekurit për arrestim ishin atje në diasporë, dhe indoktrinonin mërgatën me të njëjtat aktivitete kombëtare për të cilat e veprime e kishin lëshuar vendin!

Paraprakish, qëllimi i gjelatit ishte të përhapet fjala, kinse këta janë “spiun”, (nëpërmes telallëve me mentalitet zero), që mos të përkrahet ideali i tyre kombëtarë. Dikush nga udëbashët ishte si hije e tubimeve dhe protestave, në mënyrë që kur të kthehen në vendëlindje të arrestoheshin protestuesit e rendit të parë dhe ata të cilët mbanin pankarta kundër shtetit të Jugosllavisë! Spiunët të cilët punonin për UDB-n, ushqeheheshin materialisht dhe shpirtënisht nga sistemi pushtuesit, prandaj edhe ishin tejet efektive në kryerjen e shërbimeve për këto formacione shfarosëse të Serbisë!

Në përgjithësi, diaspora e kombit tonë vetëm t’mira i ka sjellë atdheut!

Nga ata buronte dhe buron dashuria për kombin për shtetin, buronte leku dhe besimi për çlirimin e nesërm.

-Nga erdhi Skënderbeu në nëntorin e vitit 1443, për të ngritë në këmbë shqiptarët kundër robërisë Otomane?

Nga erdhi çeta e Çerqiz Topullit me shokë, të cilët e filluan kryengritjen kundër gjonturqëve?

-Nga erdhën luftarët e UÇK-s, me në krye Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Femi Ladrovci me Xhevën dhe shumë e shumë të tjerët të cilët e derdhën edhe gjakun për tokë?

Sot të ndëgjon veshi shumëçka për diasporën, por turpi më i madhë është kur të gjitha këto fjalë vjellen nga goja e opozitarëve dhe klanet e dyshimta mediatike! Të gjithë së bashku nuk zgjedhin fjalë dhe vrerë mbi mërgimtarët të cilët ia dhanë votën Albin Kurtit!

Flitet se vetëm budallenjët dhe trushpërlarët, nuk solidarizohen me opozitët për të kundërshtue “spiunin e Serbisë dhe Rusisë”!

Qelu tokë dhe mbulo marren e t’pamarruemëve!

Vërtetë nuk kanë faj, sepse milionat e fituar në kurriz të shtetit, ua kanë tërbue mendjen, në këto pesë vitet e fundit, sepse frigohen se në një të ardhme të afërt do të mbesin me gishta në gojë, nëse shteti ligjor ua konfiskon pasurinë!

Lufta, vrasjet, gjaku i derdhur, të zhdukurit, të dhunuarat, pra gjithëçka u harrua pas çlirimit!

Kush i vrau patriotët e devotshëm të kombit tonë në këto njëqind vjetët e fundit? U vranë shqiptarët në mes veti, apo ishte dora e zgjatur e Serbisë?

Para më shumë se 100 vitesh u vra Liugj Gurakuqi, ndërsa vrasës ishte dora e zgjatur e Ahmet Zogut në bashkëpunim me Serbinë!

-Para 92,5 vjet, ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina, u vra mizorisht dhe në pabesi, në qytetin e Selanikut!

-Para 80 viteve në burgun e Prizrenit u vra Bedri Pejani!

-Para 77 vitesh u vra, po ashtu nga UDB-ja dhe KOSI pjesëmarrësi i Konferencës së Bujanit, Rifat Berisha me shokë!

– Para 77 viteve u arrestua me tradhëti dhe u zhduk nga faqja e dheut edhe Mulla Idriz Gjilani!

-Para 44 vitesh në Gjermani u vranë Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka!

-Para 36 vitesh, në Belgjikë u vra nga e njëjta dorë mizore e Serbisë, Enver Hadri!

-Më 16 .05. 2026 mbushen plotë 27 vjetë që kur u zhduk edhe i madhi Ukshin Hoti!

Pra, vrasjet tinzare nuk u ndalën, ato u kryen në vazhdimësi, kuptohet para dhe pas largimit të forcave serbe, por dorasit nuk u zbuluan asnjëherë deri më sot!

Është për keqëardhje të mendohet me pesimizëm të plotë se ndoshta nuk do të zbulohen asnjëherë, përderisa kamuflimi i dorës së krimit dhe koha, tejkalon çdo mundësi të zbulimit. Për sa kohë kemi të bëjmë me të njëjtën politikë të botës serbe e cila pa fije turpi ëndërron tokën tonë dhe skllavërimin e shqiptarëve, nuk hapen arkivat serbe!

Historia e jonë është e stërmbushur me vrasje të montuara, por përherë të dirigjuara nga i njëjti armik i përbetuar i shqiptarëve! Kjo politikë e kësaj pjelle të ç’mendur, edhe sot nuk heziton të shprehet haptas kundër të gjithë atyre shqiptarëve të cilët e kundërshtojnë Serbinë në emër të shtetit, kombit dhe ligjeve të Kosovës!

Unë nuk kam lexuar dikund, se Serbia i përgëzon ose më mirë me thënë i nderon njerëzit e vet, të cilët e duan edhe lirinë tonë! Ajo i urren ata!

Të më thotë dikush se çka ka ndodhë me ata pak serb shpirtëmirë dhe paqësor, të cilët nuk janë solidarizue me dhunën dhe terrorin e politikës serbe? Të gjithë janë asgjasue profesionalisht dhe fizikisht, kuptohet në emër të tradhëtisë dhe mos përkrahjes së egoizmit fashist.

Se kur do të demokratizohet politika e Serbisë, është pikëpyetje e madhe, përderisa ajo është duke u armatosur deri në dhëmbë, sikur të ishte gati të mbrohej nga të gjitha anët e botës!

Ëndërrojnë të mbërrijnë të përdorin edhe metodat më strategjike të intelegjencës Izraelite, MOSAD, kuptohet kundër qiftit të Albin Kurtit dhe bashkëmendimtarëve të tij, ndërsa opozita me gëzimin më të madhë i duartroketë fitores dhe vendimit të gabuar të Presidentes, kur ajo fundoset në gropën e lakmisë për pushtet!

Edhe Serbia është gëzuar, sepse mosfunksionimi i shtetit të Kosovës është prioriteti kryesor për Vuçiqin!

Mjafton të rishikohet filmi i vitit 1973 “Çakalli”, një triller britaniko-francez i drejtuar nga Fred Zinnemann, për të kuptuar një përsëritje “paqësorit Vuçiq përpara ndërkombëtarëve!Ngjarja përshkruan në filëm kohën kur franqezët i detyroi lufta çlirimtare e Algjerisë që të lirohen nga kolonizimi i i saj në vitin 1964, ndërsa Presidentin e Francës, Charles de Gaulle e akuzojnë për tradhëti!

Kam bindjen se nën hijen e këtij filmi rrjedhin edhe deklaratat e përhershme e Vuçiqit, kur thotë; nëse unë e njohë pavarësinë e Kosovës do të dënohem me vdekje nga populli serb! Empatia ndaj këtij vrasësi të përbetuar vazhdon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *