Në Kosovë një “SPAK” do të ishte pak
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që përfaqëson akuzën përpara Gjykatave të Posaçme, kundër krimit dhe korrupsionit, e cila përbëhët nga hetues dhe shërbyes të policisë gjyqësore, e bënë të mundur zbutjen e një krize të një vendi në këto rrethana.
Edhe në Kosovë, kërkohët urgjentisht të krijohet një prekurori e tillë, e cila brenda vetës do të sjellte kapacitete dhe efekte në kuptimin e vërtetë të fjalës, por nuk do të kishte efekt sipas asaj që po zhvillohet në shtetin e Shqipërisë, por duke pasur shpresë në mbështetje dhe bashkëpunim të administratës Amerikane, do të funksionoi një institucion i tillë edhe në Kosovë.
Sëcila etapë njerëzore shtrihet dhe zhvillohet në mënyrën e saj, edhe pse në një mënyrë mund të përkufizohet duke u nisur nga cili do sektor dhe duke marrur një kuptim krejt të veçantë dhe në puqje mes hovit dhe saktësisë së formës, që e karakterizon imazhin e ekzistencës së një shoqërie.
Mirëpo, koha më në fund i drejtohet botës me një realizëm intelektual dhe teknik, ku pushteti duhet të bëhët zot i gjërave në qeverisje përmes një procesi të zhvilluar ligjor dhe kushtetues, që e shkund fantazinë e gjithë atyre, që pasurohen në mënyrë të paligjshme dhe në kurriz të popullit.
Nuk ka pikë dyshimi se gjeneratës së ardhshme do ti duhej të përballet me problemin e rritjes së pushtetit të pa kontrolluar, edhe se pushtetet e sotme rritën vazhdimisht dhe me një ritëm gjithnjë e më të shpejtuar, por gjithnjë me problemin e kontrollit të këtij pushteti, që përbënë një virtyt fuqie apo dobësie.
Në Kosovën e pasluftës, Bashkësia Ndërkombëtare ka investuar shuma të mëdha të të hollave dhe materiale, për ta rimëkëmbur dhe zhvilluar këtë vend, por në realitet nuk është arritur ajo që është deshtë të arrihet në ketë vend, sepse është shumë shqetësuese dhe problematike ajo që ka ndodhur në këtë vend, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, që ia kanë gjymtuar rrjedhat dhe zhvillimin normal të Kosovës.
Në Kosovë një SPAK, do të iste pak, në krahasim me atë që është në realitet, dhe pse sot i ka kap xekrri disa funksionar prej atyre që gjinden në funksion të këtij shteti, të cilët flasin kundër kësaj iniciative, që ka ndërmarrë qeveria Kurti, duke e inicuar një ligj të tillë, që pasuria e pa justifikueshme e gjithë atyre që e kanë grabitur pa djersë dhe mundi, përmes një prekurorie, apo mekanizmi ligjor, pasuria e tyre do të konfiskohet.
Fjala «xekerr» është një fjalë popullore, që e ka kuptimin pickim apo therje sipas sëcilës nuk ndodh një gjë pa e pasur shkakun, ndërsa në këtë rast shkaku është i njohur për gjithë ata që u pasuruan mbas luftës brenda një kohe të shkurtër dhe nuk u dihet burimi dhe as preardhja e këtij kapitali.
Dhe tani, ligji apo byroja për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do duhej ta merr vendimin dhe ekzekutimin e nevojshëm, si përbërje e një marrëdhënie themelore mbi të cilën ndërtohet ekzistenca e një shoqërisë njerëzore sipas parimeve dhe funksioneve të shtetit ligjor.
Fillimi i këtij procesi nga qeveria Kurti, nuk do të ishte lehtë për të realizuar një qëllim të tillë, sepse ne qëndrojmë në fillim të këtij procesi dhe të diçkaje që do të ishte në zhvillim e sipër, jo vetëm e bënë të vështirë përceptimin, por kërkon një përkushtim të veçantë dhe mbajtje të një qëndrimi të pa lëkundur, dhe që lidhet me gjitha veprimtaritë abuzive të pasurisë të këtij vendi.
Prandaj, këto dukuri të shëmtuara në Kosovë, nuk janë ndalur akoma, të cilat kanë ndikuar në gjitha poret e jetës qytetare, duke humbur edhe shpresat e të ardhdhmës së të rinjëve dhe qytetarëve të këtij vendi, apo në humbjen e ndjenjave të mos besimit ndaj institucioneve të reja shtetërore.
Në këto rrethana, efekti i këtij imazhi, nëse nuk ka qenë lehtë deri më tani të arrihet një mekanizëm që të depërtojë dhe të prek një gjë të tillë, do të jetë edhe më e vështirë të shprehim apo të krijojmë një ligj në kohën që vjen, as me rritjen e mundësive dhe as me rritjen e detyrave, sepse do të ishte një proces i vonuar dhe i tepruar.
Ky lig ka të bëjë thjeshtë me zbulimin e njerëzve dhe tiparin e atyre, që me zbulimin e metodave për vjedhjen e resurseve të shoqërisë njerëzore të këtij vendi, në favor të përmbushjes së qëllimeve të tyre për t’u pasuruar në kurriz të këtij populli, të evitohen në bazë të ligjit funksional dhe shtetit ligjor.
