Motori i opozitës me naftë, nuk po ndez mirë , po bënë shumë zhurmë dhe tym
Dedë Preqi
Thirrja e seancës nga opozita për të votuar një rezulutë të propozuar nga LDK, për uljen e çmimit të naftës, krijon më shumë zhurmë se debat parlamentar në mes deputeteve të këtij Kuvendi, me ç’rast nuk bëhëj fjalë për përmbajtjen e këtij derivati, por këtu shpërthejnë debate me fyerje e sharje, që i drejtohen kryeministrit Kurti, duke e zbrazur tërë « municionin » e mllefit mbi të.
Këto seanca i shikon dhe i përcjell gjithë opinioni shqiptar të vegjël e të mëdhenj si dhe të huaj, të cilat debate si të tilla janë bërë aq të gërditshme dhe monotone, sa e bëjnë njeriun të dyshoj se në këtë Kuvend nuk ka njerëz të zgjedhur që përfaqësojnë popullin dhe interesat e tyre, por ka njerëz të trajnuar për ta ndarë dhe përçarë keq e më keq këtë popull.
Rrolin që po e luan opozita e sotme me akterët e saj me sjellje arrogante në veçanti kur dalin në foltoren e Parlamentit, me gjeste të ulëta dhe primitive, sikur me qenë nën nivelin e vetëdijës dhe pa edukatë njerëzore, që e vënë në dyshim rrolin e vet si deputet, duke ia dhënë një faqe të zezë edhe Kuvendit të Kosovës, duke tejkaluar çdo rregull dhe normë parlamentare.
Sjelljet e deputetëve të kësaj opozite të « lodhët nga PDK, LDK, AAK, jo vetëm që i thyejnë rregullat e kodit penal të deputetit, por me këto fyerje dhe sharje, e japin përshtypjen se këta deputet janë të trajnuar dikund në ndonjë shkollë të veqantë imorale, sipas së cilës një idiotizëm i tillë mund të kthehet në « optimizmin » e kohës kur kjo opozitë do ta fitojë pushtetin.
Këto shprehje dhe sjellje abnormale, të cilat janë bërë praktikë e çoroditur në çdo seancë të Parlamentit të Kosovës, sjellje aq të ulëta dhe të vrazhda që nuk i takojnë një deputeti normal dhe që nënkupton me një EDUKATË njerëzore, kur përmbajtja e sjelljeve dhe shprehjeve kalon në ekstrem, me helmin e gjuhës dhe kulturës së ulët, që nuk i takon deputetit të Parlamentit.
Seancën të cilën e kishte ftuar opozita sipas propozimit të LDK, për të krijuar një rezulutë për çmimin e naftës, e braktisën edhe vetë deputetët saj, duke e mos përmbushur kuroumin e nevojshëm për votim dhe miratim, me shpresë se në seancat e ardhshme të paktën ata që e kanë nënshkruar propozimin të marrin pjesë në Kuvend.
Dhe në anën tjetër sa i përketë çmimit të lartë të naftës, një krizë e tillë e ka prekur globin, sikur në kohën e kovidit 19-të, që thuhej se e kishte preardhjen nga Kina, duke e prekur dhe shqetësuar edhe vendin tonë, me ç’rast kjo opozitë e fajësonte Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, si shkakëtar të krizës së vdekjeve njerëzore.
Edhe në këtë rast të krizës së çmimit të lartë të naftës, që mund ta quajmë « krizë globale » të cilën e shkakëtoi lufta Izraelite-Amerikane, dhe nuk mund të thëmi se ndaj kësaj krize do të shpëtoj Kosova, apo të mos e përjetojë edhe ky vend shtrejtimin e këtij derivati sikur në tërë botën, duke e fajësuar përsëri Albin Kurtin.
Ky lloj mentaliteti dhe imazhi paraqet karakterin e ulët, jo vetëm opozitar, duke e zhvlerësuar dhe mohuar rrolin shërbëtorit të popullit, sakaq në shërbim të armikut tonë, që aranzhohet nga pesha e urrejtjes së tepruar e deputetit pa dinjitet dhe me prirje fatale, që nënkupton pa pjekurinë e individit si qasje në marrëdhëniet shoqërore.
Dhe në këtë rast nuk është në pytje vetëm çmimi i naftës për të cilën opozita e ka vënë në shënjestër Albin Kurtin, por në pytje tani janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat i kërkon opozita dhe jo pozita dhe tani sëcili po kërkon alibi për ta fajësuar njëri-tjetrin, apo për të ikur nga përgjegjësia, por për fat të mirë e di populli më mirë se kërkush tjetër se kush është fajtori, të cilin do ta « shpërblejë » përmes votës në kuti.
