Mishetiq: Si e dinte Macron gjashtë ditë përpara se Thaçi do të merrte dënim dhe pse për këtë foli me Vuçiqin
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, shpërndau një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur pati thënë nga Franca se ka marrë informacione se Thaçi do të merrte dënim të rëndë nga Gjykata Speciale.
Mishetiq shtroi pyetjen se ku e dinte presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për dënimin ende pa u shpallur aktgjykimi nga Gjykata Speciale.
“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë përpara, dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë, janë pyetje që mbeten të marrin përgjigje”, shkroi në X, Mishetiq.
Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
