TË FUNDIT

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë sot është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndër të tjerash mbrojtja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me paraqitjen e disa materialeve.

Avokatët e Thaçit, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale, që kinse Thaçi ka kryer krime gjatë viteve ’99.

Avokati Misetiç para trupit gjykues ka publikuar edhe disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shumë qytetarë në Kosovë, ku kërkonte që të ulen tensionet dhe të mos kenë më konflikte mes qytetarëve.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të bashkohemi, ne duhet të respektojmë të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë. Duhet të jemi ata që nuk kanë marrë pjesë në masakra. Nuk do të lejojmë askënd që t’i mbrojë kriminelët. Ftoj serbët të mos ikin nga Kosova, të mos kenë frikë dhe ta ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të ndërtojmë një shoqëri demokratike së bashku.”, kishte thënë Thaçi ndër të tjerash në vitin 1999.

Ndryshe mbrojtja e Thaçit ka vazhduar sot me publikimin e disa fakteve, ndërsa seanca do të vazhdojë edhe për disa orë të tjerë pas pauzës që ka filluar pak minuta më parë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *