LIVE: Goditje të dyfishta ndaj Iranit – sistemet e mbrojtjes ajrore të goditura. Çfarë po ndodh me sigurinë detare?
Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor, afër Asalojehit, ata goditën më shumë sesa tubacione dhe kompresorë. Ata goditën pjesën e infrastrukturës më thelbësore për funksionimin e Iranit – një fushë kyç që ofron rreth 75 për qind të furnizimit të brendshëm me gaz të Iranit dhe prodhon afër 80 për qind të energjisë elektrike të vendit.
Sulmi ndaloi prodhimin në dy rafineri që së bashku kanë një kapacitet ditor prej 100 milionë metrash kub, duke bërë që çmimet të rriten ndjeshëm dhe duke nxitur kundërsulme ndaj Irani ndaj infrastrukturës së energjisë në shtetet arabe të Gjirit Persik, përfshirë në terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) Ras Lafan të Katarit.
Një objektiv që prej kohësh është degraduar
Parsi Jugor veçse ishte përballur me vështirësi edhe para se të binte bomba e parë. Pasi që shtrihet përgjatë kufirit detar me Katarin në Gjirin Persik – ku i njëjti rezervuar njihet si Kupola Veriore dhe furnizon rreth 20 për qind të LNG-së së botës – pjesa e fushës që gjendet në anën e Iranit prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e theksuar e investimeve.
Që kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit, kompanitë ndërkombëtare, përfshirë Total nga Franca, janë larguar dhe infrastruktura e vjetruar e fushës kryesisht nuk është rinovuar.
